• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjet Kushtetutë e Republikës së Shqipërisë

by Java News
24/11/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fehmi Abdiu*

Kushtetuta është ligji themelor i një shteti që mëshiron dhe shpreh parimet themelore të sistemit juridik. Ajo është dokumenti që përcakton normat themelore të organizimit të shtetit, strukturën dhe funksionet e organeve kryesore të shtetit, parimet bazë të procesit politik dhe marrdhëniet bazë të shtetasve me shtetin.

Rruga deri në hartimin e Kushtetutës së re Shqiptare është disi e dhimbshme dhe e vështirë. Ajo ka vazhduar rreth 8 vjet. Fillimisht shqiptarët u ndanë përfundimisht me Kushtetutën e sistemit që u la pas dhe Kuvendi i parë pluralist miratoi një paketë “Për dispozitat kryesore kushtetuese” që u shoqërua më vonë me shtesa e plotësime. Puna e bërë në vitin 1991 nga Komisioni për përgatitjen e projektit të kushtetutës nuk u quajt e frytshme nga Kuvendi që doli nga zgjedhjet e 22 Marsit 1992. U deshën edhe 3 vjet punë për përgatitjen e projektit të kushtetutës që iu nënshtrua referendumit popullor në Nëntor të vitit 1994, por ajo nuk fitoi.

Edhe 2 vjet të tjera punë ju deshën Kuvendit që doli nga zgjedhjet e Qershorit 1997 dhe  komisionit përkatës për këtë qëllim, derisa në 28 Nëntor të vitit 1998 u miratua me referendum Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e cila në preambol të saj merr përsipër “vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor, për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirqënien, kulturën, solidaritetin shoqëror” etj.

Mbështetur mbi këto koncepte, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk është frymëzuar nga ndonjë filozofi politike. Ajo është mbështetur në këto koncepte bazë:

1. Pasqyron standartet demokratike të pranuara gjerësisht siç janë   zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, liria e fjalës, autonomia e pushtetit vendor etj.

2.  Pasqyron shtetin e së drejtës,  rendin kushtetues, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pavarësinë e gjyqsorit dhe kufizimet e pushtetit shtetëror etj.

3.  Parashtron qartë ndarjen dhe balancimin e pushteteve.

Të flasësh për supermacinë e Kushtetutës apo rëndësinë e saj, nuk mund të mos pranosh vendin dhe rolin e veçantë të saj, ashtu si të flasësh për vendin e veçantë që zë ajo, nuk mund të rrish pa folur për dy problemet e para.

Me gjithë këto, vendi e roli i saj mendoj se duhen parë në dy këndvështrime:

a)  Në një këndvështrim, në raport me faktorët objektiv, Kushtetuta duhet konsideruar si rrjedhojë apo si pjellë e tyre. Pra, në raport me ato faktorë që e krijojnë, Kushtetuta nuk është mbi ato, sepse krijohet prej tyre.

b) Në një kontekst tjetër, në një këndvështrim lidhur me kuptimin juridik, në raport me çdo akt ligjor a nënligjor, ajo me të vërtetë qëndron mbi ta.

Këtu e ka burimin e vet ideja që ka gjetur pasqyrim në pikën 2 të nenit 4 të Kushtetutës sipas të cilës “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë“. Sipas përmbajtjes së përmendur në hierarkinë e ligjeve, më e larta, më e veçanta është Kushtetuta.

b) Kjo ide është pasqyruar edhe në pikën 3 të  nenit 4 të Kushtetutës sipas  të cilës “ Dispozitat e Kushtetutës zbatohen drejtpërsëdrejti, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon ndryshe”. Kjo ide dëshmon se Kushtetuta është mbi aktet e tjera.

Në këtë vështrim, në hierarkinë e akteve normative që kanë fuqi në të gjithë territorin e Republikës, sipas nenit 116 të Kushtetutës, vendin e parë e zë  Kushtetuta e më pas vijnë marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara, ligjet e aktet normative të Këshillit të Ministrave etj.

Duke qenë kështu, edhe miratimi e rishikimi i Kushtetutës është i ndryshëm nga ai i ligjeve të zakonshme. Dihet se Kushtetuta u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve e më pas iu nënshtrua referendumit mbarë popullor. Po kështu, sipas nenit 177 të saj nisma për rishikimin e saj mund të ndërmerret nga jo më pak se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit e më pas, projekti miratohet nga jo më pak se 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Veç këtyre, Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës etj.

e) Vendi dhe roli i veçantë i Kushtetutës në raport me ligjshmërinë në tërësi e me institucionet e saj duket në një aspekt tjetër.

Shoqëritë demokratike, për shkak të rëndësisë që ka Kushtetuta, kanë krijuar edhe institucione të veçanta që shërbejnë si garante për respektimin e saj, siç është Gjykata Kushtetuese.

Sipas nenit 124 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Pra, dhe në Shqipëri lindi e nevojshme të krijohej një hallkë e re e pushtetit të lartë, e cila të kontrollon nëse aktet e pushteteve të tilla si të legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit e ato të organeve të pushtetit vendor janë konformë Kushtetutës.

Ideja se Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dëshmon po aq dhe për rëndësinë që ka ky institucion që është ngarkuar me misionin e garantimit të Kushtetutës.

*Autori ka qenë Kryetari i Gjykatës së Kushtetutës së Shqipërisë

Next Post
SPAK i akuzoi për abuzime me një tender, GJKKO shpall të pafajshëm 7 persona

Zbërthimi i 'SKY'/ Gjykata e Posaçme cakton masën “arrest me burg” për të kërkuarin Artan Sulejmani, bashkëpunëtorin e Ismail Zenelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In