• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 Prilli, “gozhda” e ndryshkur e Lulzim Bashës

by Artur Ajazi
27/07/2021 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha doli sërish para gazetarëve, duke komentuar lodhshëm zgjedhjet e 25 Prillit, duke lëshuar akuza dhe denoncime mbi qeverinë, KQZ-në, mbi “regjimin Rama”, dhe duke anashkaluar problemin e madh që ka sot Partia Demokratike, atë të Sali Berishës. Duke shmangur me qëllim problemin e “non-grata” të ish-kryeministrit, dhe duke mos komentuar as largimet masive nga PD-ja të drejtuesve në degët e rretheve, Lulzim Basha po mbahet fort tek zgjedhjet e 25 Prillit, si e vetmja “gozhdë e ndryshkur” nga ku ai mendon se mund t’ja hedhë paq situatës së krijuar brënda partisë tij.

Opozita që mendon të bëjë Lulzim Basha në Shtator e tutje, nuk pritet të jetë ndryshe nga ajo që ka bërë në 8 vitet e shkuara. Sërish “zgjedhjet, vjedhja e votave, bandat, regjimi Rama, patronazhistët”, do të jenë “kauza” që do të përdredhë grupimin e tij parlamentar, duke mos u marrë fare me thelbin e problemeve që ajo parti ka sot. Jo më larg se 2 ditë më parë, dega e Partisë Demokratike  e Korçës , pothuajse u shkri. Kjo po ndodh edhe në Durrës dhe Elbasan, dy qarqet ku ajo parti ka probleme serioze brënda saj. Pakënaqësitë ndaj kupolës drejtuese të PD, klientelizmi, emërimet dhe komandimet me urdhëra absurdë nga kryetari Basha, si dhe largimet masive të bazës, janë disa prej shkaqeve që po ikin pa kthim drejtuesit e degëve. Por duket se Lulzimi nuk e ka mëndjen tek baza, as tek ikja e drejtuesve në rrethe.

Rëndësi ka ruajtja e postit të kryetarit, rëndësi ka partia si subjekt politik, paçka se “kaposhi është katandisur një thelë”. Lulzimi tha në daljen e tij të beftë mes vapës se “na pret një betejë e madhe me regjimin e Edi Ramës”, duke mos përjashtuar edhe protestat për “vjedhjen e votës”. Në Shqipërinë e Mesme kanë një shprehje “dem-dem, po me nji vend”. Lulzimit i ka mbetur “ora”  dhe mëndja në kohën e KOP-it, dhe i duket vetja “lider i pazëvëndësueshëm”. Atij çdo ditë Grida, Ervini dhe Enkeledi i mbushin mëndjen me përralla se “ti je shpëtimi shqiptarëve, se ne jemi e ardhmja e këtij vendi”, duke mos parë rreth e rrotull ç’po bën qeveria e Edi Ramës.Miopia dhe paaftësia e ekipit të Lulzim Bashës arrin deri aty, sa të ngatërrojnë me dashje kohën e Berishës me kohën e Ramës.

Dekriminalizimi i politikës, dhe aksionet e SPAK-ut  mbi  “peshqit e mëdhenj”,ka trembur  bosët e Partisë Demokratike, të cilët kanë miliona euro pasuri me burime krejt të pabesueshme. Ajo parti nuk personifikon më idealet e Dhjetorit ‘90, nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ndershme, pasi asnjëherë në historinë e saj 30 vjeçare as ka bërë,dhe as ka fituar të tilla, por veçse ka blerë dhe manipuluar rezultate zgjedhore.

Fitorja e Edi Ramës, mbështetja e pakursyer e BE-së dhe SHBA-së, çertifikimi në kohë reale i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR dhe KQZ-ja i zgjedhjeve të 25 Prillit, mbeten për humbësin kronik të tyre Lulzim Basha, një “gozhdë e ndryshkur”, që do ta mbajë gjatë si argument banal edhe në 4 vitet e ardhshme deri në 2025. Për ç’beteja opozitare e ka fjalën Lulzimi, kur ai ka humbur 5 të tilla brënda partisë tij, për ç’beteja politike e ka fjalën Lulzim Basha në Shtator, kur degët e partisë tij në rrethe po shkërrmoqen  sikur të mos kishin ekzistuar,për ç’beteja “frontale” e ka fjalën Lulzim Basha në Parlamentin e ri, kur gjysma e deputetëve të rinj kanë akoma dhe sot “hesape” të vjetra me drejtësinë?

Për ç’beteja e ka fjalën Lulzimi, kur  një të tillë e ka të hapur akoma dhe sot në parti mes tij dhe Sali Berishës, dhe se mungesa e transperencës  dhe kurajos ndaj vendimit të DASH-it, do ti kushtojë shumë jo vetëm Partisë Demokratike, por me gjasë edhe atij personalisht.

Next Post
Struktura e armatosur e PD-së/ Basha nuk ‘reflekton’: Është detyrë e çdo shqiptari t’i dalë në mbrojtje votës

Struktura e armatosur e PD-së/ Basha nuk 'reflekton': Është detyrë e çdo shqiptari t'i dalë në mbrojtje votës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In