• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

25 % më shtrenjtë, rritet sigurimi i detyrueshëm për makinat

by Java News
24/08/2016 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurimi i detyrueshëm i makinave, TPL tashmë do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve duke filluar nga dita e sotme i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18,500 lekë.

Ja ndryshimet kryesore të tarifave TPL:

Kategoria Ishte Bëhet

A1/1 (Motocikleta nën 150cm3) 5,660 lek 6,804 lek A1/2 (Motocikleta mbi 150cm3) 8,660 lek 10,405 lek

Autovetura

Deri 1,600cm3: Ishte Bëhet
B1/1.1 (Mjete të prodhuara para 2006-s) 15,260 lek 17,724 lek
B1/ 1.2 (Mjete të prodhuara pas 2006-s) 14,760 lek 18,324 lek

1,600 deri 2,500cm3
Ishte Bëhet
B1/2.1 (Mjete të prodhuara para 2006-s) 15,860 lek 19,044 lek
B1/2.2 (Mjete të prodhuara pas 2006-s) 15,360 lek 18,460 lek

Burimi: Shoqëritë e sigurimeve

Kjo rritje e çmimeve sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës erdhi për disa arsye.

E para ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmujorit rezultoi se primi i riskut ishte mbi 100 euro.

E dyta, sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit, shkak për rritjen e tarifave janë aksidentet e shumta automobilistike që kanë ndodhur kohët e fundit e që kanë bërë që të rritet ekspozimi kundrejt këtyre rreziqeve.

E treta, sipas tyre, tarifa e re reflekton edhe rritjen e taksës së sigurimeve që hyri në fuqi në janar të 2016-ës. Në paketën e re fiskale 2016, taksa kombëtare nga 3% u rrit në 10%. Shoqëritë e sigurimit shpjeguan se nuk e reflektuan këtë ndryshim te primi i shkruar bruto për produktet TPL në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të AMF-së, produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016.

Pavarësish kësaj rritje, Shqipëria ende ka nivelin më të ulët mesatar të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik në rajon.

MONITOR/a.k

Next Post
Rritet numri i udhëtarëve nga aeroporti i Shkupit, mbi një milion në 6 muajt e parë të vitit

Rritet numri i udhëtarëve nga aeroporti i Shkupit, mbi një milion në 6 muajt e parë të vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

Prapaskena e turpërimit të Strasburgut: Kurth grek ndaj doktorit?

January 29, 2026
Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

Shtohen tensionet, 10 luftanije amerikane i afrohen Iranit

January 29, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Leksioni i Strasburgut për Berishën vlen edhe për Kuvendin në Tiranë

January 29, 2026
Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

Bardhi takon raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian: Shqetësim për bllokimin e opozitës në Kuvend

January 29, 2026
“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

“Zhbllokohet” pika kufitare e Qafë-Thanës, pas 3 ditësh rifillon lëvizja e kamionëve

January 29, 2026
“Zbatimi i ligjit, i rëndësishëm”, Kallas mesazh të qartë: Viti 2030 është objektiv realist për Shqipërinë, nëse bëni detyrat anëtarësoheni në union!

Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re

January 29, 2026
Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

Hëna e plotë e shkurtit, këto shenja të horoskopit do të marrin një vendim të rëndësishëm më datë 1

January 29, 2026
Pranga kroatit që rrëmbente fëmijë, ka dyshime se grabiti Bleona Matën

A është gjallë Bleona Mata? Avokati: Mendohet se ka shkuar nga Greqia në Gjermani

January 29, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

January 29, 2026
Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

Shkëmbim trupash mes Kievit dhe Moskës, Ukraina merr 1 mijë ushtarë të rënë në luftë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In