• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

24-vjeçarja u vra nga bashkëshorti në Itali, flet babai i autorit: Lulzimi vuante nga depresioni, kishin 6 muaj që…

by B K
07/04/2025 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autoren Evis Ahmetin është trajtuar rasti i vrasjes së Eleonora Toçit në Itali nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi.

Në studio ishte i pranishëm edhe babai i autorit Xhemal Toçi i cili ka kërkuar ndihmë për nipërit të cilët janë nën kujdesjen e shtetit italian, por ka treguar edhe disa detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë.

Sipas tij djali i tyre vuante nga depresioni dhe kishte një vit që merrte ilaçe dhe ai kishte ndryshuar sjellje në momentin që mjekët i kishin ndryshuar ilaçet.
Ai theksoi se Lulzimi ishte i pavetëdijshëm në momentin që kishte kryer krimin, dhe se së bashku me Eleonorën kishin qënë të ndarë prej 6 muajsh.

“Këtë vit kam shkuar në Itali për të parë fëmijët e vajzës. Kur kam shkuar atje nuk kam takuar asnjë person sepse nuk i njihja. Djalit tim në spital i kanë ndërruar ilaçet sepse ishte agresiv. Gjithashtu është faji i tyre sepse ai nuk do e ekzekutonte Eleonorën. Unë kam shkuar për ta takuar, por ai nuk mbante mend asgjë për ngjarjen. Ai ka pyetur vetëm se si ishin fëmijët. Avokati më tha që unë duhet të aplikoja për dokumentat, dhe mund të rrija me nipërit e mi në Itali. Eleonora dhe Lulzimi kishin rreth 6 muaj të ndarë, shkaku ishte sepse djali ishte i sëmurë dhe në depresion. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.”tha ai

Më tej ai shtoi se nuk kishte dijeni për vendodhjen e fëmijëve, dhe mohoi se e ndjera kishte pasur debate me ta.

“Nuk është e vërtetë që ajo kishte debate me ne, por vetëm me djalin. Unë i kam kërkuar edhe falje familjes së Eleonorës, por djali ishte i pavetëdijshën në atë moment.
Ne i kemi kërkuar që të rrijnë në Dibër, por vendosën që të ikin. Unë i jam shmangur familjes së Eleonorës, kam kërkuar edhe mbrojtje nga policia.
Djali po kërkon leje që të takojë fëmijët. Ata janë marrë nga shteti italian pasi u mbajtën një muaj nga djali tjetër.” përfundoi babai i autorit.

Në një lidhje telefonike ishte edhe kunati i autorit i cili tregoi se para se fëmijët të ishin marrë nga shteti italian ata kishin qëndruar me të për rreth 1 muaj.
Ai shtoi se fëmijët nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ata nuk i kishin treguar.

“Fëmijët kanë ndejtur me mua për rreth 1 muaj , pastaj janë marrë nga shteti italian pasi sipas tyre babai i tyre ishte një akuzuar për vrasje. Ne kemi bërë një kërkesë që fëmijët të jetojnë me ne por po presim përgjigje. Ato nuk mbajnë mend asgjë nga ngjarja sepse ne nuk e kemi zmadhuar shumë.” theksoi ai

Next Post
Ktheu banesën në depo armatimi, arrestohet 47-vjeçari në Delvinë! (Emri)

Ktheu banesën në depo armatimi, arrestohet 47-vjeçari në Delvinë! (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In