Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Përmetit, ku në një 24-vjeçar në gjendje depressive ka mbytur me plastmas nënën e tij.
“Në burg duhet të futet doktori, jo im bir!”
Kjo ishte fjalia e vetme që thoshte babai i 24 vjeçarit hetuesve të cilët në orët e vona të mbrëmjes mbërritën në banesë për të mbledhur provat dhe marrë dëshmitë që do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë.
I tronditur nga ngjjarja, babai bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit.
Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ato kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre, raporton gazetari i Report TV Piro Nase.
Në orën 23:40 të mbrëmjes së të shtunës tha se trupi i të ndjerës ende nuk ishte larguar nga banesa.