• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’24 orë ujë’, Rama: Në mandatin e dytë u rrit ritmi falë largimit të ujëthithësve të LSI nga prehri ynë

by Java News
30/10/2022 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me një përgjigje të gjatë në Facebook, lidhur me situatën e ujit të pijshëm në Dibër. Kreu i qeverisë kujton se Dibra dikur furnizohej me ujë 2-4 orë në ditë, por sipas tij, situata ka ardhur duke ndryshuar për mirë që pasi të majtët morën pushtetin.

Rama thekson se investimet për ujin gjatë qeverisjes së tij kanë ecur, por me ngadalësi. Sipas tij, më ngadalë investimet kanë ecur në bashkitë e djathta dhe në mandatin e dytë me largimin e LSI-së nga koalicioni me qeverinë, situata u përmirësua.

“Bashkia Dibër e nisi para disa ditësh furnizimin me 24 orë ujë të 36 mijë abonentëve, ndërkohë që deri në pranverë, do të mbulohet me ujë 24 orë edhe Bashkia Mat,” shton Rama.

Ndërsa komenton edhe foton në të cilën shfaqet duke bërë shëndet me ujë, Rama shton se me Enverin “hesapet i ka mbyllur.”

EDI RAMA NË FACEBOOK:
“DY FJALË PËR UJIN NË DIBËR, që ka ardhur me pikatore, 2 deri 4 orë në ditë, qysh në kohë të komunizmit e këtej mbrapa po e po.
Ne nisëm në krye të herës një reformë dhe bëmë një plan investimesh për ujin e pijshëm 24 orë. Mandati i parë ishte dalje nga gropa e thellë e borxheve dhe kusureve të Partisë së Rublave. Investimet për ujin ecën, por me ngadalësi – akoma më ngadalë në bashkitë e rublaxhinjve. Mandatin e dytë u rrit ndjeshëm ritmi edhe falë largimit të ujëthithësve të LSI nga prehri ynë, deri kur erdhën me radhë tërmeti e pandemia, që diktuan përsëri ngadalësim të këtyre investimeve. Puna sidoqoftë vazhdoi pa ndërprerje dhe harta e mbuluar me ujë 24 vazhdoi të zgjerohet.
Bashkia Dibër e nisi para disa ditësh furnizimin me 24 orë ujë të 36 mijë abonentëve, ndërkohë që deri në pranverë, do të mbulohet me ujë 24 orë edhe Bashkia Mat, ku furnizimi i ujit të pijshëm qysh në kohë të komunizmit ka qenë 1 deri 2 orë në ditë.
Natyrisht që do të kishte qenë mirë të mos e kishim pasur ujin e pijshëm problem për zgjidhje në dekadën e dytë të shekullit 21. Por, sinqerisht, nuk i kuptoj disa që shajnë e mallkojnë me tërbim sa herë flitet e punohet për ujin e pijshëm, a thua se ne po ia presim ujin popullit dhe jo po ia çojmë përditë e më shumë në çezëm, nga Veriu në Jug, falë investimesh masive e një pune të mundimshme plot pengesa!
Disa që bëjnë interesantin kundër të gjithëve, thonë mallkuar PS e PD që merren akoma me ujin, kur bota merret me Hënën e me Marsin! Po si qenka njësoj PS, e cila me qeverisjen e saj po e mbyll, hap pas hapi, plagën shekullore të mungesës së ujit të pishëm, me PD që jo nuk bëri asgjë për ta kuruar këtë plagë të vjetër, po e thelloi atë me rrumpallën e krijuar në sistemin e ujësjellësave dhe stimulimin e vjedhjes masive të ujit përmes lidhjeve të paligjshme(?)! Dhe më falni po çfarë faji kemi ne konkretisht, që e trashëguam një plagë të tillë nga shekujt, apo mos vallë duhet të na vijë turp pse po e kurojmë dhe po e shërojmë hap pas hapi(?)!
Disa të tjerë shajnë në tym pse unë ngrita një shëndet me ujë dje në Dibër, jo Enveri, jo komunizmi, jo tërrci-vërrci! Po që të jemi shumë të qartë, e para ujë të pishëm 24 orë nuk ka pasur në shumë e shumë zona të Shqipërisë, përfshirë edhe Dibrën, as në kohën e Enverit dhe e dyta, kur unë ngre shëndet me ujë as më shkon mendja hiç tek Enveri, se me Enverin i kam mbyllur hesapet i pari fare në këtë vend, kur fola publikisht kundër tij e kërkova lirimin e të burgosurve politikë bashkë me Ardian Klosin, teksa të tjerët, me Hienën Nongrata në krye nuk bëzanin për shokun Enver dhe i quanin të burgosurit politikë “llumi i shoqërisë”.
Ka edhe disa që thonë mos u merr me ata që shajnë e mallkojnë. Po në fakt unë s’u mora me ta këtu, po u mora me vetë faktin që tregon ndryshimin e madh mes PS, e cila po realizon hap pas hapi, planin e vonuar me shekuj për Ujin 24 orë dhe Aleancës së Rublave, partira, pëdëra e lirira, kanale e portale, të cilat derdhin përditë në veshët e shqiptarëve ujrat e zeza të urrejtjes së tyre, e hedhin përditë në sytë e shqiptarëve baltën e zezë të ligësisë së tyre.
Sa për atë krahasimin me Enverin, gëzuar edhe një herë Dibra! Me Ujë 24 orë.” 

Next Post
Minoritarët braktisin Shqipërinë, në fshatrat e Finiqit kanë mbetur vetëm të moshuar

Minoritarët braktisin Shqipërinë, në fshatrat e Finiqit kanë mbetur vetëm të moshuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

Krimet kibernetike/ FBI trajnon zyrtarë shqiptarë, Ambasada e SHBA: Të mbrojmë fëmijët nga shfrytëzimi

February 9, 2026
Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

Shqipëria përgatitet për BE, Spiropali: Ligji që do të forcojë zërin ndërkombëtar të vendit

February 9, 2026
“Manipulimet i kam parë me video”, kandidati i PD: Po u rinumërua Tirana, ndryshon renditja në listë!

Zyrtari i PD: Ne qendruam 333 ditë te rrugica e Berishës, por ngujimi në shesh do ca kushte që s’i kemi!

February 9, 2026
Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

Protesta e 10 shkurtit, Berisha: Nesër është dita e qytetarëve, t’i tregojmë botës se ne nuk mposhtemi

February 9, 2026
Bardhi: Nuk mund të ndryshohet rregullorja se disa prej jush kanë ngelur pa post! S’keni ku çoni Fatmir Xhafën dhe..

Deklarata e Ramës, Bardhi: Ndryshimi i ligjit në mes të hetimit është presion mbi drejtësinë

February 9, 2026
Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

Dramë politike në Britani, jep dorëheqjen edhe drejtori i komunikimit të Starmer

February 9, 2026
“Pranverë në jetën tonë”, astrologia rendit shenjat më të favorizuara të Horoskopit për Majin

Saturni ndryshon fatet, Horoskopi: Periudha e re astrologjike premton dashuri, para dhe vendime të mëdha

February 9, 2026
Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

Reagimi i parë publik i çiftit mbretëror për skandalin Epstein: Jemi thellësisht të shqetësuar

February 9, 2026
Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

Akuzohet për korrupsion në zgjedhje, Apeli i Posaçëm dërgon në qeli kryebashkiakun e Rrogozhinës

February 9, 2026

PD proteston sërish nesër/ Policia: Specifikoni kur do ta mbyllni tubimin, nuk lejohen personat e maskuar

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In