• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“24 orë sy në çdo cep”/ Ultimatumi i Ramës: 100 ditë kohë për të çuar para drejtësisë ‘skifterët’ dhe çakenjtë që qytetarët të marrin frymë lirshëm

by Java News
08/07/2021 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi i kamerave që do të monitorojë çdo cep të territorit do të nisë të vihet në zbatim. Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes me shefat e Komisariateve. Rama deklaroi se ky sistem do të nisë fillimisht të aplikohet monitorimi në rrugët kryesore dhe më pas të shtrihet në të gjithë vendit që policia të ketë 24 orë sy në çdo cep.

Ai u shpreh se në dispozicion të policisë do të vendosen edhe dronët superinteligjentë që do të japin informacion në kohë reale për çdo rrënjë kanabis, ndërtim pa leje, lëvizjesh mjetesh apo forcash kriminale, tokë bujqësore, lumë, pyll e kështu me radhë. Një ultimatum Rama e pati për drejtuesit duke theksuar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë, për të çuar para drejtësisë “skifterët dhe çakenjtë që qytetarët të marrin frymë lirshëm.

“Ne jemi duke punuar që më në fund të realizojmë monitorimin me kamera të rrugëve kryesore dhe pastaj të shtrihemi në të gjithë territorin për t’i dhënë mundësi policisë të kenë në sy mbi territor 24 orë. Po ashtu shtrirjen e sistemi të kamerave të trupit, po ashtu edhe pajisjen apo vënien në dispozicion të dronëve superinteligjentë për monitorim nën stop të territorit që të japë informacion në kohë reale për çdo rrënjë kanabis, ndërtim pa leje, lëvizjesh mjetesh apo forcash kriminale, tokë bujqësore, lumë, pyll e kështu me radhë.

Edhe këtë ne duhet ta bëjmë. Prioriteti i fundit është vënia në përdorim me një standard tjetër me një teknologji më të avancuar dhe një protokoll më rigoroz i komisariatit digjital.Tani kemi mundësi ta çojmë në një nivel tjetër. Që qytetarët çdo komisariat ta ketë në xhep. Ai do jetë syri juaj dhe partneri juaj. Këtu do përmend një element që është shumë shqetësues. Denoncimet për dhunë në familje. Është shqetësuese që policia e shtetit ka ndjeshmëri të ulët ndaj këtij fenomeni duke shpërfillur britmat e grave dhe vajzave që dhunohen. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe dhimbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe nesh. Duhet ndërtuar një rrjetë me personat përgjegjës, dhe jo një çështje mes çështjeve të tjera.

Çdo komisariat do ketë personat përgjegjës për dhunën në familje dhe çdo thirrje të trajtohet, dhe pastaj ato përfundojnë në tehun e sëpatës. Nuk mund të ketë. E mbyll aty ku e nisa për të thënë që pritshmëria është e lartë dhe ky fakt është shumë motivues, frymëzues dhe domethënës. Aty ku është pritshmëria e lartë domethënë që ka besim që gjërat mund të bëhen. Sot pritshmëria është shumë e lartë nga unë, nga shumica e dalë nga zgjedhjet, nga të gjithë strukturat. Kësaj pritshmërie duhet t’i qëndrojmë përballë. 100 ditë kohë për ta rivënë trupën në angazhim total nga i pari te i fundit. Asnjë ditë më shumë që qytetarët të marrin frymë më të lehtësuar. Të gjithë duhet të shkojnë para drejtësisë. 100 ditë”, tha Rama.

g.kosovari

Next Post
‘Hidhi asaj me 3 teta o burr se është çuni i shefit, (Fatos Tushes)”/ Biznesmeni i kërkoi ndihmë se kishte objektin pa leje: I thuaj që kam fol me kryetarin

'Hidhi asaj me 3 teta o burr se është çuni i shefit, (Fatos Tushes)"/ Biznesmeni i kërkoi ndihmë se kishte objektin pa leje: I thuaj që kam fol me kryetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In