Sot pritet të zgjidhet anëtari i ri i KLP. Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme pritet të votojnë rreth 231 prokurorë. Etien Kapo dhe Ledina Riza janë dy kandidatët e vetëm për t’u bërë anëtar të KLP.
Mbledhja e prokurorëve nga e gjithë vendi pritet të votojë mes Kapos e Rizës se kush do të jetë anëtari i ri i KLP.
Ndërkohë nga hapja e garës për kreun e ri të SPAK ende s’është paraqitur asnjë kandidaturë pranë KLP-së. Arben Kraja përfundon mandatin në datën 19 dhjetor.
Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.
/s.f