• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

230 vjetori i Kushtetutës polake, të parës kushtetutë në Evropë,  duhet të jetë një festë frymëzuese për gjithë Evropën bashkëkohore.

by A R
03/05/2021 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrzej Duda

         President

            Në atmosferën e gëzueshme pranverore kremtojmë në Poloni festën e madhe kombëtare, gjeneza e së cilës është e shekullit XVIII.  Atë e shenjon kushtetuta e miratuar më 3 Maj 1791, e pagëzuar me emrin  Ligj qeveritar, ose Kushtetuta e 3 Majit. Ligji themeltar modern, i miratuar asaj kohe është kushtetuta e parë në Evropë dhe e dyta në botë dhe përbën një vepër juridike epokale. Miratimi i këtij akti të rëndësishëm nga  Parlamenti i Madh  i Republikës së Dy Popujve në Varshavë kishte dimensionin e një kthese të madhe historike. Trashëgimia e Kushtetutës së 3 majit, mendimi i saj juridik, mesazhi i lirisë dhe demokracisë përbën një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme të trashëgimisë europiane. Ndaj dhe 230 vjetori i miratimit të kësaj kushtetute duhet të jetë një festë inspiruese për mbarë Evropën bashkëkohore.

Aktet e mëdha sistemore shpesh janë efekt i kondensimit politik apo kulturor, frut i një analize të thellë të anëve të qarta dhe të errëta të rrjedhës së ngjarjeve të kohës.  Gjithsesi arti qëndron të dish t’i përmirësosh me mençuri, dhe jo t’i shembësh totalisht, udhëhequr nga ndonjë mendim utopik, shkëputur nga  kushtet historike. Rendi i ri nuk mund të dekretohet arbitrarisht në letër, ai duhet të jetë produkt i përvojave autentike njerëzore,  produkt i  brengave dhe synimeve.

Shembull i  lidhjes së suksesshme të mendimit vizionar dhe realizmit është kushtetuta amerikane, e para në rruzull, që në vetvete ishte përgjigja më e mirë ndaj sfidave historike.  Po kështu hartuesit e Kushtetutës së 3 Majit të vitit 1791 planin e tyre të reformave e transplatuan në situatën konkrete  politike dhe shoqërore. Kushtetuta ishte  medikamenti më i goditur për krizën që kishte prekur Republikën e atëhershme.  Ligji themeltar kishte për t’i shërbyer të drejtave, qeverisjes, por edhe stabilitetit të shtetit. Ai kishte për t’i dhënë forcë organizmit shtetëror që të mund t’i kundërvihej në mënyrë të pavarur dhe të efektshme veprimeve armiqësore të  fuqive fqinje që mëtonin ta dominonin Republikën dhe që përfundimisht të gllabëronin territorin e saj.  Nuk ishte e rastit që  Rusia e  Ekaterinës së Dytë dhe Prusia e Frederikut të Dytë vizatonin në hapësirën ndërkombëtare një tablo negative të polakëve, duke i paraqitur si të paaftë për vetëvendosje dhe vetëqeverisje. Kushtetuta e 3 Majit përbënte një provë që realisht ishte  krejt e kundërta: se pikërisht prej andej, nga Evropa Qendrore e Lindore, nga Republika e Shqiponjës polake dhe heraldikës lituane, që  ishin shtëpi e përbashkët e  shumë popujve dhe kulturave, burojnë zgjidhjet  bashkëkohore, njëherësh vizionare, të shëndetshme dhe avangarde.

Jubileu i sivjetëm i Kushtetutës së 3 majit është njëkohësisht rast për t’i bërë homazh gjithë traditës së lavdishme juridike të  Republikës së dikurshme, traditës së sundimit të ligjit, demokracisë, parlamentarizmit. Ajo përbën një  pjesë domethënëse të identitetit tonë. Vlen të mësohet që tradita e pasur republikane, inspiruar nga arritjet e Romës së lashtë dhe Greqisë, në Poloni kishte mbërritur qysh në  shekullin XIV. E drejta fisnikërore neminem captivabimus (askush në burg pa vendim gjyqësor) e vitit 1430 e kapërcente ndjeshëm  aktin angez Habes Corpus Act të vitit 1679.  Ligji parlamentar  nihil novi sine communi consensu (nuk ka asgjë të re pa  pëlqimin e përgjithshëm)- që i ndalonte monarkut të fuste çfarëdolloj ligji të paaprovuar nga parlamenti- është i vitit 1505.  Qysh prej vitit 1573 mbreti zgjidhej me zgjedhje të përgjithshme nga gjithë fisnikëria, e cila përbënte asokohe 10% të numrit të përgjithshëm të popullsisë.  Akti i konfederatës varshaviane i vitit 1573 edhe sot e kësaj dite konsiderohet monument i tolerancës fetare. Ndërsa vetë vendimi i vitit 1569 i Republikës së Dy Popujve- shtetit të përbashkët të polakëve dhe lituanëve, krijuar me konceptin e  unionit me vullnet të lirë dhe të drejta të barabarta- përbënte fenomen për Evropën e atëhershme, të cilin mund ta pranojmë si  protoplazmë të Bashkimit të sotëm Europian.

Kushtetuta e 3 majit që e shndërroi  Republikën e shekullit XVIII në monarki kushtetuese, mbështetur në ndarjen e tri pushteteve dhe që u garantonte qytetarëve të drejtat e tyre- përbënte një  zhvillim konsekuent të trashëgimisë sonë. Vlen gjithashtu të theksohet që kjo  reformë e rëndësishme kushtetuese, novatore,  ishte efekt i një procesi politik dhe jo i  ndonjë revolucioni dhe represioni të elitave ndaj gjithë klasave shoqërore.  Lajtmotiv kushtetues ishte idea e bashkësisë qytetare : „Wiwat Mbreti i dashur! Wiwat Parlamenti! Wiwat populli, wiwat të gjitha Shtresat!”. Ky akt historik mbetet për ne burim i përhershëm i krenarisë së thellë.

Armiqtë e lirive mendonin që kushtetuta moderne e lirive të 3 majit përbënte për ta kërcënim.  Rusia perandorake absolutiste, me mbështetjen e  Prusisë, për atë kushtetutë shkaktoi luftë dhe bëri çmos për ta asgjësuar trashëgiminë e saj.  Megjithatë  vepra e Kushtetutës së 3 majit mbijetoi.  Në ndërgjegjen e gjeneratave  u regjistrua kujtesa për atë reformë sistemore epokale, kujtesa për çlirimin e mendjes dhe shpirtit, qëllim i të cilit ishte modernizimi shpëtimtar që inspirohej nga vlerat universale më të epërme.  Trashëgimia e Kushtetutës së 3 majit është pjesë e pandashme e trashëgimisë më të mrekullueshme europiane.  Jo rastësisht, gjatë kremtimeve të  50 vjetorit të traktateve romake, Kushtetuta e 3 majit u referua si „një nga burimet e para të ideve të Bashkimit Europian”.

Jam i bindur që edhe sot, bashkërisht, mund të përfitojmë nga  dispozitat ideore dhe  trashëgimia e kushtetutës së majit- që mund të na japë shumë mbi trajtën e ardhshme të  integrimit europian si dhe mbi  amendimin e mundshëm të ardhshëm të traktateve europiane. Parimi i 3 majit „çdo pushtet i shoqërisë njerëzore merr jetë nga vullneti i popullit” duhet të jetë përherë inspirues. Mangësitë e demokracisë, artikulimi joadekuat i përfaqësimit  shoqëror në vendimarrjet e Bashkimit Europian- përbën njërën nga sfidat tona të përbashkëta më të rëndësishme (është interesante që tensioni  midis nevojës së praktikimit si të demokracisë ashtu edhe të  meritokracisë, e gjejmë në dispozitat e kushtetutës së majit). Me ç’duket ajo kushtetutë ishte në kërkim të mënyrave të pajtimit të traditës me bashkëkohësinë- sepse ishte një ngjizje e  mendimit të Iluminizmit dhe kultivimit të  vlerave kristiane,  të pranuara si themele të unitetit të Evropës.  Duhet theksuar që Ligji qeveritar i vitit 1791 udhëhiqej nga  parime që sot i shohim si  themele të civilizimit dhe rendit europian; respektimi i dinjitetit njerëzor,  lirive, barazisë dhe solidaritetit. Këto  drejtime të busullës aksiologjike, nuk mund t’i humbasim kurrë nga fushëpamja jonë.

Për arsyet e parashtruara ndaj me ju krenarinë e thellë dhe gëzimin në këtë 230 vjetor të  miratimit të Kushtetutës së 3 majit. Kjo është një festë e madhe për polakët dhe lituanët, për gjithë popujt e Europës Qendrore dhe Lindore, të cilët ishin pjesë përbërëse e trashëgimisë së Republikës së atëhershme; por është edhe festa jonë e përbashkët europiane.  Kushtetuta e 3 majit le të na frymëzojë për ndërtimin e një Europe më të mirë, më të integruar.  Le të jetë ashtu si në këngët e moçme „e  nersërmja e majit”.

Ky tekst botohet njëkohësisht me të përmuajshmen polake të mendimit Wszystko co najważniejsze, në kuadër të  projektit të realizuar me  Institutin e Kujtesës dhe KGHM.

Next Post
Ja sa llogaritet pasuria e Kim Jong-ut

Kim Jong-un vijon me çudira! Ndalon muzikën dhe stilet e flokëve që nuk pëlqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In