Moti i keq i një dite më parë ka sjellë pasoja të rënda edhe në sistemin e furnizimit me energji. Si pasojë e dëmtimit të rrjetit elektrik nga moti i keq, rreth 230 mijë abonentë raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Sipas të dhënave të bëra publike nga OSHE zonat më problematike në vend janë Shkodra, Durrësi dhe Fieri.
Ndërkaq në një deklaratë për mediat OSHEE ka theksuar se pas ndërhyrjes së deritanishme të më shumë se 1.800 punonjësve, situata është përmirësuar. “Të dielën kishim 192 fidera të dëmtuara tani kemi 30 dhe pa energji vazhdojnë të mbeten 30 mijë abonentë”, deklaroi kreu i OSHEEsë Ardian Çela.