• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

23 Dhjetori, bast i humbur!

by Artur Ajazi
10/12/2024 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

“Kjo do të jetë protesta më e fuqishme në 34 vite demokraci”. Prej 5 vitesh, Sali Berisha flet për “revolucion, protesta, kryengritje, dhe mosbindje civile”. Flet për “protesta kombëtare të padëgjuara, të papara, si kurrë ndonjëherë”. Dhe rezultati dihet. Mblidhen jo më shumë se 2 mijë  vetë, shumica të ardhur edhe nga rrethet, dhe kaq. Flasin, shajnë, ulurasin, hedhin ca flakadanë e molotovë, djegin goma dhe ndonjë poster të kryeministrit, dhe thonë të nesërmen se “ne fituam Edi Rama u tremb, ai do t’ja mbathë”. Berisha për çdo ditë dhe datë proteste, vë baste, dhe gjithmonë i ka humbur.

Edhe në 23 Dhjetor, basti i tij është i humbur. Kjo për faktin e thjeshtë se, demokratët, aq më tepër shqiptarët nuk kanë më kohën e tepërt dhe nuk besojnë fare tek premtimet, përbetimet, dhe se PD mund të vijë ndonjëherë në pushtet me lidershipin e sotëm. Opozita e sotme, e identifikuar nuk e di përse me PD dhe Berishën, ka rënie drastike të popullaritetit, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe të mbështetjes ndërkombëtare. I akuzuar dhe fyer në pothuajse çdo konferencë shtypi, protestë, dhe seancë parlamentare nga PD-ja, kreu i SPAK-ut Altin Dumani, u shpall dhe dekorua nga SHBA dhe Sekretari i Shtetit si “Kampioni i luftës ndaj korrupsionit në Shqipëri”.

Kjo duhet të lexohet dhe kuptohet mirë nga PD-ja e Berishës. Ky i fundit, mban shpresën e madhe tek Trump, dhe beson se “ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë në Janar 2025, do ti heqë “non-gratën”. Këtë në fakt duhet ta besojë ndonjë analfabet, por jo një politikan karriere, që ka 34 vite që konsumon dhe shpërdoron politikë, dhe ka patur kontakte shpesh me nderkombëtarët. Ajo që mbetet fatale për Berishën, mbetet pandryshueshmëria e vijës politike dhe drejtimit që i bën ai partisë tij. Dihet se, PD-ja sot është plotësisht nën diktatin e tij, dhe funksionon vetëm për interesat e tij.

Listat me emrat e kandidatëve për deputet për 4 vitet e ardhshme, pothuajse janë kopsitur. Berisha ka “fshirë” ata që u bashkuan me Bashën, pavarsisht se kaluan tek ai më vonë, dhe pritet ta mbushën listën e re, me emra servilësh dhe sejmen֝ësh pa identitet. Por deri në publikimin e listës së re, Berisha do ti përdorë ata në thirrje, protesta dhe rrëmuja parlamentare. Afro 90 per qind e deputetëve të grupit parlamentar të PD-së, e dinë dhe e besojnë se, protestat e thirrura nga Berisha, janë thjesht “testime” që synojnë të bindin liderin e partisë për rritjen apo zvogëlimin e mbështetjes në bazë.

Tkurrja e vazhdueshme e protestave, tregon faktin se, demokratët janë sqaruar, nuk janë më ‘dele’, dhe se ata nuk mund ti mbash gjatë me premtime boshe. Berisha nuk don ta besojë se, tranzicioni ka rregullat dhe ligjet e veta edhe pse “të pashkruara”, që nuk të lejojnë ty si politikan, të abuzosh dhe shkelësh në shtigje të rrezikshme për fatin e partisë, duke vënë interesin personal, mbi interesin  e shumicës së forcës që drejton. Në 23 Dhjetor, protesta do të jetë sërish e dështuar, dhe kjo jo për faj të partisë, por të një njeriu të vetëm që nuk pranon të njohë  dhe ti bindet realitetit të ri politik.

Next Post
Sekuestrimi i drogës me vlerë 270 mijë euro/ Zbërthehen celularët e dy të arrestuarve, kishin klientë edhe personazhe VIP

Sekuestrimi i drogës me vlerë 270 mijë euro/ Zbërthehen celularët e dy të arrestuarve, kishin klientë edhe personazhe VIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In