Tribunali i Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi ka thënë të mërkurën se e ka caktuar seancën për të dhënë vendimin mbi gjykimin e të akuzuarit për krime lufte, gjeneralin e serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiq, për datën 22 nëntor, përgatiti Koha.
Mlladiq akuzohet për krime përfshirë gjenocidin për rolin e tij të supozuar si lider ushtarak që ka mbikëqyrur masakrën e mbi 8 mijë burrave dhe fëmijëve në Srebrenicë korrikun e vitit 1995. (b.an)










