• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

22 miliardë lekë pasuri të patundshme, si po kthehen bankat në ‘real estate’

by A R
15/04/2016 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bankat në Shqipëri zotërojnë 22 miliardë lekë pasuri të patundshme (rreth 160 mln euro), të cilat janë duke denatyruar rolin primar të bankave në ndërmjetësimin e financiar, duke kthyer një pjesë të funksioneve të tyre në “real estate”.

Banka e Shqipërisë njoftoi sot se vlera e kolateraleve në pronësi të bankave, pasi kanë dështuar shitjet nga përmbaruesit, është rritur ndjeshëm më 2015. Nga 5 miliardë lekë 2012 zotërimet e bankave në formën e pasurive të paluajtshme në fund të vitit të kaluar janë mëse katërfishuar në rreth 22 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë arsyeton se nga pikëpamja e autoritetit mbikëqyrës, është e rëndësishme të vlerësohet ndikimi që ka mbajtja në bilanc e këtyre lloj kolateraleve mbi të ardhurat dhe kapitalin e bankës.

Tetë janë llojet kryesore të rrezikut që lidhen me veprimtarinë bankare: rreziku i kredisë; rreziku i normës së interesit; rreziku i likuiditetit; rreziku i çmimit; rreziku operacional; rreziku i përputhshmërisë; rreziku strategjik dhe ai reputacional. Ndërkohë që rreziku i çmimit përbën rrezikun kryesor që lidhet me pasuritë e paluajtshme

Një rënie e çmimit të pasurive të paluajtshme, gjatë periudhës së mbajtjes në bilanc, mund të zvogëlojë si vlerën e aktivit në bilanc, ashtu edhe të ardhurat që mund të realizohen nga shitja e kolateralit pasuri e paluajtshme. Njëkohësisht, një shitje në masë e këtyre kolateraleve nga ana e bankave (fire sale) mund të dëmtojë rëndë tregun e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar jo vetëm mbi të ardhurat e bankës, por edhe mbi vlerën e kolateraleve pasuri e paluajtshme të pranuar gjatë procesit kredidhënës, me pasoja në cilësinë e portofolit të kredisë dhe nivelit të mjaftueshmërisë së kapitalit.

Nivelet e larta të këtyre lloj aktivesh në bilanc, shoqëruar me strategji jo të efektshme të marrjes në pronësi të tyre mund të ndikojnë negativisht likuiditetin e një banke.
Banka e Shqipërisë theson se, politikat operacionale dhe procedurat që lidhen me këto lloj aktivesh mund të kontribuojnë në shtim të rrezikut operacional, duke rezultuar në të ardhura më të ulëta nga kolateralet në pronësi dhe shpenzime të larta; përpjekje joadekuate dhe joefektive shitjeje, prishje/shkatërrim të kolateralit/eve, humbje jo të njohura dhe norma më të ulëta rikuperimi.

Në rastet kur këto kolaterale merren në pronësi, bankat marrin përsipër rrezik të qenësishëm përputhshmërie me kuadrin ligjor që rregullon administrimin e pronave.

Një bankë është ligjërisht përgjegjëse për sa i takon marrjes në pronësi, veprimeve dhe mirëmbajtjes së këtyre pronave, të cilat mund të rrjedhin në detyrime ligjore të caktuara.

Rreziku i mospërputhshmërisë së bankës me detyrimet ligjore për administrimin e pronave, mund të shoqërohet edhe me cënim të reputacionit të saj në marrëdhënie me konkurrentët apo me klientët, lajmëron Banka e Shqipërisë.
Të dhënat e mësipërme shprehin qartazi se deri në vitin 2008, pra para ndikimit të krizës financiare globale në Shqipëri, vlerat e pronave të marra në pronësi si ndaj totalit të aktivit të bilancit, ashtu edhe kapitalit rregullator janë në nivele të papërfillshme, ndjeshëm nën 1%. Ndërkohë që, gjatë katërvjeçarit të fundit (2012-2015), rriten ndjeshëm duke shënuar vlera mesatare historike përkatësisht 1.2% dhe 12.8%. Në dhjetor 2015, këto vlera qëndrojnë mesatarisht në 1.6% të aktivit dhe 16.2% të kapitalit rregullator. / monitor

Next Post

Incesti skandaloz / Vëlla & motër pranojnë në TV se janë të dashuruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In