• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A do jetë njësoj pas tentativës, Turqia me ‘vëllezërit’ shqiptarë?!

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pyetja nëse Turqia do të jetë e njëjta pas tentativës për grusht shteti nga një fraksion i ushtrisë, tani ka nevojë reale për shumë rrahje mendimi specialistësh. Ka pasur disa zëra të zbehtë, që e kanë paralajmëruar, ndërsa syresh më të shumë se pushteti turk ka realisht shumë probleme. Por, këto janë disi periferike për Tiranën zyrtare, përveç konstatimit në lidhje me Shqipërinë se ndoshta gjërat nuk do jenë njësoj. Shkaku ndoshta duhet kërkuar te thelbi i asaj që po kërkon si arsye të ngjarjeve të fundit regjimi i Erdoganit: Gylenistët.

Kryeministri Rama, që ka qenë shumë ‘afër’, kohët e fundit prej edhe një rastësie, që lidhet me shpërthimet në aeroport ditën e vizitës së tij, shkroi… I lumtur për popullin vëlla të Turqisë dhe mikun e çmuar Presidentin Erdogan për daljen me sukses të plotë nga një natë tejet e vështirë!

Por, a ka të  ngjarë që kjo natë të shtrihet në marrëdhëniet tona, kjo mbetet të shihet. Deri më tani, hamendësohet, kur kujton se e gjithë piramida shtetërore turke është radikalizuar në ekstrem duke kërkuar masa të ashpra por edhe kthimin e dënimit me vdekje! Kryeministri turk Binali Yildrim është i vetmi që ka vendosur gishtin te fajtori i hamendësuar. Ai është as më shumë e as më pak kleriku mysliman, Fethullah Gylen, për të cilin ka sqaruar se: ai që e përkrah nuk do të jetë mik i Turqisë si dhe do të konsiderohet se është në luftë me anëtarin e NATO! Një paradoks i ri, sepse Gylen, njeriu i akuzuar, jeton në SHBA-partnerin turk në NATO, kurse vetë Gylen ka nxituar të shprehet personalisht se ka qenë jashtë kësaj përpjekje, duke uruar madje zgjidhje të shpejtë të situatës.

Emri i Gylen ka kohë që përflitet në Shqipëri. Rrënjët e tij janë të thella në vend, por jo aq me njerëzit e zakonshëm, që e kanë të vështirë t’i afrohen. Njerëzit e Gylen mëtohet se kanë ngritur një perandori të tërë arsimore por edhe kanë vendosur shumë lidhje në ekonominë e vendit dhe fusha të tjera, që sjellin edhe mbështetje për ndikimin politik të Shqipërisë. Kaq të theksuara janë këto, saqë në takimin zyrtar të pak viteve më parë, Erdogan kërkoi direkt prishjen e sistemit të shkollave të tij dhe prishjen e lidhjeve me Gylenistët, duke premtuar zëvendësimin e menjëhershëm të tyre. Shqipëria dhe ‘vëllezërit’ e pritën miqësisht e me të gjithë nderimet, por aman gjetën mundësinë t’i shmangeshin kësaj kërkese.

Pati një qetësi, por është e vështirë të kalkulosh  reagimin e një vendi me një traditë si Turqia. Anipse, marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë e kohës së Erdoganit janë të ndërthurura në interesa ekonomike e politikë, por jo me ndonjë përmirësim të madh në vitet e fundit. Veç premtimeve të Ramës, që janë përsëritur që në kohën e kryeministrit Berisha, gjërat mbeten njësoj, ndërkohë që Turqia po lëviz shumë në Ballkan edhe në drejtim të Serbisë.

Por, pas në argumentin tonë, ngjarjet e fundit tregojnë se Turqia nëse i përmbahet motivit të Gylenëve si fajtorë të tentativës për grusht shteti, megjithë pozitivitetin historik që tregon në marrëdhëniet me Shqipërinë, do të jetë e kursyer dhe jo aq dashamire, por edhe me një retorikë tjetër. Kurse Shqipëria, e cila edhe pas Brexit vazhdon t’i  mëshojë të ardhmes evropiane ka të ngjarë të jetë disi e larguar për shkak se Turqisë i mungon dimensioni realist i qasjes demokratike që kërkojnë integrimet evropiane të kërkuara dhe që ka kohë që i janë treguar.

Ndërkohë që Shqipërisë i duhet të ketë kujdes, që të mos bëhet palë me askënd, për shkak se në referimet e shumta, duket se njerëzit e lidhur me gylenistët janë bukur të shumtë dhe për më tepër kanë edhe mbështetje të mirë nga Komuniteti ynë Mysliman. Kjo e fundit, falë kësaj politike e ka të pamundur shtrirjen e juridiksionit në të gjithë komunitetin mysliman të vendit dhe humbjen e prestigjit të vet. Por më e keqja mund të ndodhë me masën shkollore që studion në këto shkolla dhe që mund të bëhet një faktor, i cili në të ardhmen mund të prishë shumë ekuilibra në marrëdhëniet tona.

Historikisht, Shqipëria ka vendosur gjithnjë, më shumë falë njerëzve të saj të shquar, por edhe instiktit, forcimin e kombit si qëllimin parësor të identitetit e jo fenë. Por, vetë turqit, që nuk kanë mundur të bëjnë gjë kundër gylenistëve veç luftës radikale, po e kalojnë të gjithë trashëgiminë e vendit në një rrafsh shumë fetar. Retorika e tyre ishte shumë e ashpër dhe mu në mes të Tiranës, kur i quajtën “Strukturë paralele terroriste”. “Ne do vazhdojmë luftën kundër saj. Unë e di se kjo strukturë ka aktivitetin e saj edhe në Shqipëri dhe kam bindjen se Rama dhe Nishani do të bëjnë atë që duhet. Institucionet shqiptare nuk do ta tolerojnë këtë organizatë dhe aktivitetin e saj” ka thënë Erdogan, duke përmendur investimet në objekte të ndryshme në Shqipëri.

Të gjitha këto s’kanë lëvizur shumë, përveçse e premtja e fundit këtë retorikë mund ta bëjë shumë më agresive nga ana e Turqisë së Erdoganit, që ironikisht, është ndihur papritmas për një kontroll autoritar ‘të justifikuar’ në Turqi. Pasi Erdogan i ka të gjitha mundësitë për ndryshime kushtetuese në dhënien e kompetencave të jashtëzakonshme, që ka qenë objektivi i tij për një kohë të gjatë dhe që do të reflektojë dhe në marrëdhëniet me botë e jashtme dhe me aleatë të vegjël si Shqipëria.

Duke ditur se Shqipëria ka shumë probleme dhe se vetë ideja evropiane e Shqipërisë ka dështuar në dy dimensionet bazë, politike dhe ekonomike, duhet ta mendojmë mirë, kushtëzimin e ardhshëm të Turqisë, që mund të lidhet edhe me gylenistët. Na duhet që të kemi kujdes për zbehjen e marrëdhënieve me aleatë të tillë, qoftë dhe nga pakujdesi ynë i viteve të tranzicionit të pafund, kur kemi dashur ta kemi mirë me BE-në e paaarritshme dhe po aq me Turqinë aleate.

 

Next Post

Përgjaken rrugët e Kosovës, tre aksidente me tre të vdekur në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

Apartament në Tiranë: Mision i paarritshëm për shtresën e mesme

January 4, 2026
Kina thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron, Irani: Sulmi në Venezuelë, shembull i terrorizmit shtetëror

Kina thirrje SHBA-së të lirojë menjëherë Maduron, Irani: Sulmi në Venezuelë, shembull i terrorizmit shtetëror

January 4, 2026
“Nëse do të bënte rezistencë do ta vrisnim”/ Spiunë, dronë dhe mjete prerëse për dyert e çelikta, si u kap Nicolas Maduro

“Nëse do të bënte rezistencë do ta vrisnim”/ Spiunë, dronë dhe mjete prerëse për dyert e çelikta, si u kap Nicolas Maduro

January 4, 2026
E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

E mori rrjedha teksa tentoi të kalonte lumin, humb jetën 66-vjeçari në Mat

January 4, 2026
Del video e Maduros i arrestuar, me shapka dhe një shishe ujë brenda zyrave të DEA-s në Nju Jork

Del video e Maduros i arrestuar, me shapka dhe një shishe ujë brenda zyrave të DEA-s në Nju Jork

January 4, 2026
Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme pas arrestimit të Maduros

Gjykata Supreme e Venezuelës emëron Delcy Rodriguez presidente të përkohshme pas arrestimit të Maduros

January 4, 2026
Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

Macron komenton aksionin e SHBA: Populli i Venezuelës është çliruar nga diktatura e Maduros

January 3, 2026
Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

Tavolina e festave lë pas 2-4 kg shtim në peshë! Dietologët: Tani konsumoni ujë dhe bëni ecje

January 3, 2026
Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

Distancohet kryeministri britanik: Nuk ishim të përfshirë në sulmet amerikane ndaj Venezuelës

January 3, 2026
Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

Trafik i rënduar në Librazhd-Elbasan, radha kilometrike e makinave prek edhe rrugën për në Tiranë

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In