Një i ri 21-vjeçar nga komuniteti rom është vrarë në Gjirokastër në rrethana misterioze. I riu është sjellë nga persona të panjohur në spitalin rajonal të Gjirokastrës, të cilët janë larguar menjëherë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Zinxhira, ndërsa në trupin e tij mjekët kanë konstatuar plagë në kokë në zonë e ballit, që mendohet se mund t’i ketë marrë dhe jetën. Nga plaga mendohet se i riu është goditur me sende të forta në kokë.
Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetime për zbardhjen e identitetit dhe shkaqeve të vrasjes së 21-vjeçarit.
/e.rr