• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

21 Qershori, OSBE: Parregullsi dhe votim familjar

by
08/09/2015 13:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

21 Qershori, OSBE/ODIHR:  Parregullsi proceduriale dhe votim familjar

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri nuk ka një fjali të qartë dhe përcaktuese, nëse zgjedhjet i përmbushen apo jo standardet demokratike për të qenë zgjedhje të lira e të ndershme.

Raporti ka ruajtur përkufizimin pak më të detajuar të vlerësimit paraprak se, “megjithëse e drejta e lirisë së shprehjes dhe të mbledhjes në përgjithësi u respektuan, politizimi i vazhdueshëm i insitucioneve shtetërore minoi administrimin efektiv të procesit zgjedhor”.

Raporti përfundimtar vlerëson me ton pozitiv vetëm ditën e zgjedhjeve, pavarësisht disa parregullsive të rëndësishme proceduriale dhe disa votimeve në grup, që u vunë re.

Për pjesën e përgatitjes së zgjedhjeve OSBE/ODIHR rendit disa kritika thelbësore, që lidhen me politizimin e KQZ-së dhe veçanërisht me mungesën e vullnetit të partive politke për të zbatuar me korrektësi kornizën ligjore.

Pavarësisht disa mangësive kjo kornizë ligjore do të kishte siguruar bazat për zgjedhje demokratike, thotë raporti përfundimtar, por siç thuhet aty, partitë kryesore e keqpërdoren pushtetin dhe përgjegjësitë e tyre brenda administratës.

“Mungesa e vullnetit politik për të zbatuar ligjin bashkë me politizimin e insitucioneve të përfshira, vazhdoi të minojë zgjedhjet”,thuhet në raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Kjo përbën edhe pohimin më të drejtpërdrejtë për standardin e zgjedhjeve lokale. Pjesa tjetër e raportit është detajim i parregullsive ose moszbatimit të ligjit nga administrata zgjedhore në të gjitha nivelet e saj, ose nga përdorimi i burimeve shtetërore për fushatë elektorale.

Raporti përmend sesi kryeministri Rama, kryetari i Kuvendit, Meta me kandidatet e tyre bashkiakë, përdorën dhënien e certifikatave të pronësisë për fushatë elektorale, duke thyer një nga rregullat kryesore demokratike të ndarjes së shtetit nga partia.

Raporti përmend gjithashtu si thyrje të një prej standardeve demokratike të kritereve të Kopenhagenit për votën e lirë, pa frikën e ndëshkimit. Raporti flet për presion të ushtruar nga koalicioni qeveritar mbi nëpunësit publikë, kryesisht mësues, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe bashkive për të marrë pjesë në aktivitet, përndryshe kërcënoheshin me humbjen e vendit të punës.

Raporti i OSBE/ODIHR përmend edhe blerjen e votës si një nga problemet e këtyre zgjedhjeve, siç thuhet atje, ka patur akuza për blerje direkte të votave të familjarëve ose marrjen e kartave të identitetit ditën përpara zgjedhjeve.

Të gjitha parregullsitë e përmendura, përfshirë edhe ndikimin politik dhe vetcensurën që ushtrohet në media gjatë zgjedhjeve, raporti i OSBE/ODIHR i trajton për zgjidhje në formen e 23 rekomandimeve, të cilat duhen trajtuar nga Parlamenti për zgjedhjet e ardhshme./Top Channel/

Next Post

Pse themi "Alo" kur përgjigjemi në telefon?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Nuk është më i pamundur fundi i NATO-s

January 21, 2026
Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

Trump ndryshon kurs, heq kërcënimin për tarifa pas bisedimeve për Groenlandën! Ja çfarë shkruan

January 21, 2026
“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

“E sollën të afërmit e saj në Vlorë, më pas e dërguan në Greqi!”, dëshmia e fortë 16 vite pas zhdukjes së Bleona Matës

January 21, 2026
Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

Rama dhe Ivanka Trump përfundojnë darkën në Vlorë, largohen në të njëjtën automjet drejt Orikumit

January 21, 2026
Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Tjetër aksident në Lezhë, përplasen katër automjete, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In