• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“21 janarin ta hetojë SPAK”/ Artan Hoxha: Krim shtetëror, të merren në pyetje zyrtarët e asaj kohe! Ja çfarë deklarova në polici

by Java News
23/01/2023 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka dëshmuar sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës për provën e re që disponon për ngjarjen e rëndë të 21 janarit të vitit 2011.

Në një prononcim për mediat, Hoxha tha se ka dhënë të gjithë informacionin që ka në dispozicion dhe se si e ka siguruar këtë provë të re.

Sipas tij, ky mund të jetë shansi i fundit për të zbardhur ngjarjen e rëndë të 21 janarit ku u vranë 4 persona. Hoxha tha se këtë çështje duhet ta hetojë SPAK, duke qenë se dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit të asaj kohe.

Hoxha: Ajo që unë do kërkoja në të vërtetë është që kjo çështje të hetohet nga SPAK. Kjo ka të bëjë me mundësitë që ka SPAK. Është një krim shtetëror ku janë përfshirë figurat më të larta të shtetit. Duhen pyetur figurat më të larta të shtetit atëherë dhe sot. Sigurisht që në lidhje me këtë ngjarje, nuk janë pyetur në atë kohë as Berisha, as Presidenti Topi, as ish-ministri Basha. Nuk është pyetur as shefi i opozitës në atë kohë, Edi Rama.

Kjo është mundësia e fundit për mendimin tim për ta zbardhur 21 janarin. Ka kaluar shumë kohë, tani kemi një strukturë të re në deispozicion., Koha nuk është më siç ka qenë. Nuk jemi më në presion. Është momenti i duhur. Nëse do kalojë ky moment, do jetë vonë për t’i dhënë përgjigje familjarëve të viktimave. Kush i ka vrarë familjarët e tyre? Janë vrarë në një protestë. Asnjë prej tyre s’ka qenë në perimetrin e Kryeministrisë. Madje dy prej tyre kanë qenë larg.

E gjithë kjo mundësi që i jepet prokurorisë, duhet ta shfrytëzojnbë këtë gjë. Është një ngjarje e cila do të ketë, ka ngelur në histori. Katër të vrarë, ngjan me 2 prillin e 1991. Unë deklarova informacionin që disponoj në lidhje me këtë çështje. U dhashë informacionin për çfrarë bëhet fjalë, si është disponuar ky material.

Më vjen çudi që ky material s’ka qenë në dosjen që është hetuar. Hetimi do vazhdoj. Jam i disponueshëm edhe nëse më thërrasin. A vlen si indicia, kjo është një çështje që duhet ta vlerësojë prokuroria. Ajo që kemi bërë bashkë me familjarët e Aleks NIkës, është një shërbim që duhet ta kishte bërë tjetër kush./m.j

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha reagoi si njeri i rrezikuar prej përgjimeve të reja të 21 Janarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

Sulmohet me armë sinagoga më e madhe reformiste në Shtetet e Bashkuara

March 13, 2026
FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

FT: Franca dhe Italia fillojnë bisedimet me Iranin për Ngushticën e Hormuzit

March 13, 2026
“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

“Presidenti të kërkon menjëherë!”/ Sekretari i Thesarit të SHBA bëhet për “ujë të ftohtë”, ikën nga intervista

March 13, 2026
13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

13 amerikanë të vrarë në luftë me Iranin. Kreu i Pentagonit: Ajatollahu mund të jetë shpërfytyruar!

March 13, 2026
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Kërkoi shfuqizimin e pezullimit, GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut

March 13, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In