• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘21 Janari’/ Rama: Dritarja e Kryeministris s’do të përdoret kurrë për të urdhëruar vrasjen e qytetarëve  

by Java News
21/01/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

21 janari është shembulli më i qartë i një drejtësie të vonuar. Ky ka qenë konstatimi i Kryeministrit, Edi Rama, në ditën e aktiviteteve për 21 janarin, përgjatë një takimi me familjarët e vrarë nga garda e qeverisë në vitin 2011.

“Duhet të ndihmojmë për hendekun që është hapur në mes të Bulevardit mes vendit dhe drejtësisë. Sot në Bulevard përveç godinës së Kryeministrisë, pamjet kanë ndryshuar. Janë hequr kangjellat e larta që e bënin kryeministrin një të burgosur të cilësisë së veçantë që ruhej prej popullit. Godina është hapur dhe kati i parë i saj i përket qytetarëve, artit të kulturës. Debatin dhe leksioneve, nxënësve dhe studentëve. Askush sot nuk ka më frikë të protestojë para asaj godine, për gjithçka që e çmon të rëndësishme për të protestuar me apo pa të drejtë në këndvështrimin e atyre që janë brenda godinës, por me bindje se në fund e drejta e secilit për të protestuar është një e drejtë jo vetëm e fituar por dhe e pacenueshme. Nuk mund të imagjinohet më se nga dritaret e godinë mund të shkrehen plumba në urdhër të kryeministrit, si përbuzës i qytetarëve që duhet t’i shpërbej, pavarësisht se e kanë votuar apo jo. Nuk do ketë më kurrë jo vetëm as si ai kryeministër, apo Forcë Speciale e Rendi apo Sigurie, që t’i japë të drejtën që të marrë jetë njerëzit për të mbrojtur godinën po as përplasje të thella institucionale si ato që kulmuan pas zbrazjes së Bulevardit dhe tërheqjes së 4 trupave prej tij.”, u shpreh kryeministri.

Rama nenvizoi se dhe qeveria e tij ka bërë gabime, pro kurrsesi jo të qëllimshme.

“Ne nuk jemi të përsosur. Me siguri në rrugën tonë shumë të vështirë të qeverisjes pas, ne i kemi bërë gabimet tona. Por sot në këtë moment solemn, dua ta përsëris se askush nuk mund të prodhojë efektit se kjo qeveri nuk ka bërë asnjëherë gabime të qëllimshme. Në asnjë vendim tonin, ne nuk e kemi përdorur kundër interesit të vendit, të popullit në tërësi, apo qoftë kundër një individi. Nëse kemi marrë vendime të gabuara, nuk kanë qenë gabime të qëllimshme. Kemi ndërmarrë reforma për të ndriçuar rrugët e së ardhmes, për Shqipërinë e gjeneratës tjetër, për Shqipërinë që nuk e kishim. Ata që sot na mungojnë këtu dhe që humbën jetën e tyre në një protestë kuptimplotë jo thjesht apo jo për të ndërruar një qeveri në një tjetër, pro për të kërkuar një ndryshim. Reforma që kemi ndërmarrë janë të thella, janë të dhimbshme dhe kostot e reformave blejnë sipas shkallëve. Në radhë të parë tek më të dobëtit, por nuk ka një rrugë tjetër.”, tha ai.

Në fund të fjalimit të tij, kryeministri shtoi se drejtësia për vendimet shtetërore të 21 janarit do vijë, ndërsa shtoi se kjo ditë po afrohet.

“Të gjithë ata që protestuan në 21 Janar, apo ata që nuk ishin, apo ata që nuk e kuptuan se përse protestuan, ne jemi një qeveri për njerëzit, ju siguroj se sot dita e drejtësisë për Aleksin, Ziverin, Hekuranin, apo dhe Faikun, është më afër se 21 janari i kaluar. Jo se ka kaluar një vit, por është më afër se jemi një vit më tepër në kërkim të drejtësisë. Por gjatë këtij vitit që ka kaluar nga 21 janari i vitit 2016- në 2017, ka ndodhur një ndryshim, ndryshimi i Kushtetutës dhe miratimi i një sërë ligjesh bashkë për t’ju treguar vendin drejtësisë. Nesër në sistemin e drejtësisë, gjyqtarët apo prokurorinë do jenë duke bërë diçka tjetër dhe jo këtë detyrë. Drejtësia për vendimet shtetërore të 21 janarit do vinë. Më herët sesa vonë ju do merrni frymë lirisht, sepse drejtësia nuk do u kthejë jetën të afërmeve tuaj. Por do pengohet rivrasja e tyre në çdo 21 janar.”, përfundoi Rama.

ma.me

Next Post
Autobusët e linjave ndërkombëtare me terminal të ri, Veliaj: Rrugët e Tiranës më të lira

Autobusët e linjave ndërkombëtare me terminal të ri, Veliaj: Rrugët e Tiranës më të lira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
“Sali Berisha është bingo e Edi Ramës”/ Koçi: Një opozitë e korruptuar nuk e lufton korrupsion

“Nuk ka arsye serioze për shkarkimin e Spiropalit”, Koçi: Mund ta shmangte deklaratën që bëri në Kuvend

March 5, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

EMRAT / Plagosje në Shkodër, autori shkrep armën në servis dhe arratiset

March 5, 2026
VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

VIDEO / Amerikanët shkatërrojnë aeroplanët dhe depot e municionit të Iranit

March 5, 2026
Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

Tensione dhe bojkot në Kuvend, opozita braktis sallën, mazhoranca kalon e vetme ligjet në bllok

March 5, 2026
Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

Policia blindon Vlorën, kontrolle të befasishme në automjete e persona të dyshimtë

March 5, 2026
LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

LIVE! Presidenti nga populli, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In