• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari që la në hije edhe 11-ën, edhe 17-ën

by
21/01/2023 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Martin Leka

Kur turma e tërbuar e 14 Shtatorit ’98 shqyente dyert e Radio-Televizionit Shqiptar, lart ishim vetëm unë, Agron Çobani dhe polici i transmetimit. Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e atij polici. Të skuqur. Të verdhë. Të bardhë. Të ligështuar. Të zemëruar. Të vrerosur. Të ftohtë më shumë se arma që mbante në gjoks. Na shihte drejt në sy, pa folur. I flisnin gjithë muskujt e fytyrës. Aq sa për ta admiruar atë njeri në qetësinë dhe pamundësinë e vet. Dhe ne ishim udhëheqësit e leshit që na vinte keq për xhamat e thyer(!)

Kur krrak-krraket e dyerve pasuan me zhurmën triumfuese të “luftëtarëve” për pushtimin e ndërtesës dhe ”çlirimtarët” u ngjitën kuturu drejt të gjitha shkallëve e hyrjeve të shumta, polici uli armën në njërën dorë dhe i kërrusur që të mos e shihnin, iku me vrap drejt një vendi të sigurtë, për të siguruar armën…

Nuk u vra askush atë ditë!

Sot është 21 janar dhe kjo datë, për më shumë se një dekadë, është kujtuar e përkujtuar e përmendur e dënuar e dhunuar e folur e kakarisur kaq shumë, sa ka sfumuar edhe dy datat më të rëndësishmë në kalendar të muajit të parë të vitit, shpalljen e Republikës dhe përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut?!

Dje dolën për herë të parë përgjimet se vrasjet e 4 protestuesve të pafajshëm, Dëshmorë të Atdheut, janë kryer me urdhër. Për çdo njeri me intelekt mesatar e ndoshta edhe nën këtë nivel, ky lajm nuk përbën lajm. Për çdo njeri normal dhe që njeh në parametra minimalë konceptin e shtetit, kjo nuk është gjë e re. Përgjegjësia është piramidale. “Pronari” i ndërtesës së kryeministrisë ishte aty, siç ka thënë vetë. Bile edhe po punonte. E zëmë se ka qenë kaq i zënë me punë sa nuk e ka patur mendjen fare se ç’bëhej e ç’ndodhtte poshtë zyrës së tij. Mirë zhurmën e protestuesve, po armët nuk i dëgjoi?!… Nuk i ka dëgjuar as këto! Po komandanti i Gardës që ka dhënë urdhër të hapët zjarr, nga kush e ka marrë urdhërin?! Po kryeministri pse tha që protestuesit kanë vrarë njëri-tjetrin me çadra pistoletë?! Pse nuk i dorëzoi drejtuesit e Gardës kur i’a kërkoi Prokurorja e Përgjithëshme duke etiketuar këtë të fundit me fjalor rruge?

Këto janë që të gjitha pyetje retorike. Të gjithë duhet ti lënë pallavrat. Edhe shteti i sotëm e ish-opozita e djeshme. Edhe ish-shteti i djeshëm e opozita e sotme. Të gjithë e dimë se në të dy kohët, “nuk ndërrohet një bravë dere” pa dijeninë e kryeministrit, jo më të krisë pushka në vatan…

Duke e lënë fajin jetim, në memorien e publikut, varësisht “sasisë”, do të kemi gjithmonë dy fajtorë: edhe Saliun, edhe Ramën. Duhet bërë drejtësi dhe tani! Ndryshe, do vazhdojmë ta bëjmë aq të njohur 21 Janarin, sa do ti harrojmë fare edhe 11-ën, edhe 17-ën. Ndryshe, jo vetëm shqiptarët s’do jenë të qetë, po as vetë të rënët./ Pena.al/

Next Post
Instalonte matës energjie elektrike kundrejt fitimit, pranga punonjësit të OSHEE-së

Instalonte matës energjie elektrike kundrejt fitimit, pranga punonjësit të OSHEE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In