• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari, jeta nuk është rotacion

by Frrok Çupi
21/01/2025 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Edhe këtë vit, pas 14, në bulevardin e Madh ku u derdh gjak, u shfaqen disa nga të njëjtat fytyra që kemi parë që në ditën e parë. Po rrallohen ata që e dinë dhe e ndiejnë se si ranë 4 martirë në Bulevard. I vrau shteti.

Edhe atje, larg Tiranës, mbi varre përditë e më shumë mungojnë zogjtë.

Kryetari i shtetit ( kryeministër) që urdhëroi vrasjen, që atë ditë i ka imponuar vetes demencë. Kurrë nuk ka mundur të zbatojë as kodin e katundit ku lindi. Në malet e Veriut, kur vret hasmi, vrasësi e ngre kufomën  që la pa jetë, e kthen me kokë nga lind-dielli, dhe niset me lajmin drejt shtëpisë së të vrarit prej tij. Sali Berisha, kryeministër, nuk bëri asnjë prej këtyre riteve mbi kokat e atyre katër, a 26, a 3000 e ca që u vranë o prej dorës o prej urdhrit të tij. Nëse do të kishte vrarë Edi Ramën, sot kryeministër, me armën snajper që mbante në sy, prapë nuk do të shkonte te varri i tij, veçse do të kërkonte varrin e Kristaqit dhe të Netës për të hedhur ca shpifje.

Sali Berisha, edhe gjakatar por edhe i paburrë.

Këtë vit pak e më pak njerëz u shfaqen të përlotur mbi gjakun e të katërve në Bulevard: Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Vitin që vjen, edhe më pak do të ketë.

Po shkon brezi që i njohu dhe u dhembi në shpirt. Po ndërrohet edhe brezi që pësoi e nhohu krimet monstruoze të Sali Berishës.

Po shkon edhe vetë Sali Berisha. Ai do t’i gllabërojë e t’i çojë ‘n’atë jetë’ edhe kujtimet e krimeve. Atëherë, ku do të trokasë Drejtësia për të kërkuar hak?!

-Tak, tak, tak!, kush banon këtu? Duam Sali Berishën.

Nga përbrenda banesës, në Rrugën e Shpresës, dikush rënkon apo tund ca çelësa të frikshëm të rëndë nëpër duar:

-Jo, nuk banon këtu ai njeri. Ku e keni dëgjuar ju?.

Ndoshta do të kujtohen të shfaqen kineastët e ‘Trillerave’ për të kërkuar gropat e kujtesës së një populli që kur i kishte të gjallë martirët e vet dhe kryeministrin që shkaktoi martirë; atëherë u struk nëpër mëshira të kota. Edhe kineastët mund ta lënë punën në mes sepse devotët e kinemasë nuk mund ta besojnë ‘trillin’.

Si ka mundësi? Menjëherë pas Luftës së Dytë, vetë besnikët nazistë të Hitlerit që vranë miliona njerëz, u dërguan në gjyqe dhe u dënuan me vdekje. Popujt, prindër të martirëve, nuk lejuan që Gjyqi i Nurembergut të kishte ‘kohë pa fund’ për të dënuar krimin. Jo, Gjyqi kishte afat të limituar: ‘Deri në Iks orë zbardh krimin dhe dëno autorin!’.

SPAK në Shqipëri po e sjell krimin shtetëror ndaj katër martirëve, nëpër gojë, si karamele të ëmbël. Deri para një viti Drejtësia nuk kishte pranuar ta zinte me dorë, sikur nderi i martirëve të kombit të ishin me leprozë. Drejtësia kishte mendje se martirët do të vdesin përsëri, përsëri- ndoshta edhe tre herë, por kryetari i qeverisë që i vrau nuk do të gjykohej kurrë.

Po shkon koha, edhe brezi po ndërron. Sali Berisha po bën me dorë dhe po i thotë SPAK-ut: ‘O Skap i Partisë, unë po të lë shëndenë, nuk ke ku më gjen më!’. Edhe vetë SPAK-u po shkon drejt plakjes dhe drejt vdekjes. Një SPAK që numëron ditët pa kryer detyrën e vet themelore, ai ka vdekur me kohë.

Dje presidenti i ri, Donald Trump, urdhëroi të zbardhet vrasja e John Kenedit dhe e Martin Luterkingut, që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar. Këta këtu po shtërzojnë e po thonë se ‘viti 2011 është një vit i largët!’.

Jeta nuk është rotacion!, siç po kërkojnë këta. Dmth pasi të ikë, Saliu nuk kthehet më për t’u gjykuar. As ata të katër nuk vijnë më që të akuzojnë vrasësit…

Po ikin të gjithë këta, mëkatarë e ndihmës të mëkatarëve. Po ikin! Kush do ta paguajë vrasjen e katër njerëzve nobel të kësaj Shqipërie? E kush do të trokasë në zyrën e SPAK-ut plak? Edhe Mark Nika, xhaxhai i vetështrydhur për të drejtën, edhe ky nuk do të jetë më.

Çfarë po bën ky shtet? A është i fortë shteti? A është apo vetëm ka qenë kriminal shteti? Nëse nuk jepet përgjigja sot, por sot!, atëherë shteti do të jetë në shekuj i deformuar. Dhe katër martirët në heshtje varri.

Veç një qyqe që dëgjohet në lisin mbi varrin e tyre.

 

Next Post
Rama diskuton me zyrtaren e TikTok për mbylljen e platformës: Rihapja në një kohë të arsyeshme, por…

Rama diskuton me zyrtaren e TikTok për mbylljen e platformës: Rihapja në një kohë të arsyeshme, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

March 25, 2026
“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

“Opozita ka probleme”, Nard Ndoka: Në 2008 unë bëra grevë për kodin zgjedhor, këta ia dhuruan Ramës

March 25, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Kush nuk punon për të, punon për PS!

March 25, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Ngjela: Berisha e përdor partinë për interesa personale! Nuk fiton dot përballë PS, pasi është non grata nga SHBA

March 25, 2026
“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

“Alesia Balliun nuk e konsideroj fare”, Kokalari: Ervin Salinji nuk ka mbështetje, s’fitohet me 100 veta në takim!

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In