Gazetari Artan Hoxha eshte shprehur ne Top Talk ne Top Channel se hetimin e ’21 janarit’ duhet te marre ne dore SPAK, i cili duhet te shtrije hetimin deri ne majen e zinxhirit komandues te asaj dite tragjike, ish kryeministri Sali Berisha dhe ish ministri i Brendshem Lulzim Basha.
Pse është kaq e rëndësishme që SPAK të marrë në dorë hetimet e 21 janarit?
Artan Hoxha: E kemi specifikuar pse kjo është një çështje tipike që duhet ta marrë nën hetim SPAK. SPAK është ngritur për të hetuar çështje të tilla. Shërben për të ndarë të shkuarën dhe në të ardhmen e këtij vendi, krim shtetëror nga Gjykata e Strasburgut, që ia ka lënë përgjegjësinë e shtetit shqiptar. Sot kërkojmë pse s’ka protesta, kur ti vret me duar në xhepa në mes të bulevardit. Është një çështje ku provat janë të qarta, vrasjet kanë ndodhur në prani të kamerave. Është përfshirë e gjithë zinxhiri komandues i shtetit, nga kryeministrit deri te hallka më e ulët. Janë përfshirë që në momentin e vrasjes, deri në prishjen e hetimeve, ushtrimine presionit ndalj policisë, prokurorisë. Kjo ishte lënë prokurorisë së Tiranës se deri tani është çështje që si intereson askujt të mos dalë e vërteta në shesh. Përgjegjësit e kanë marrë ndëshkimit me vota 2013, 2017, 20121. Kjo maxhorancë prej kësaj ngjarjeje ka tre mandate. Ne e dimë kush e ka bërë 21 janarin, nëse do ketë një vendim, çështja politike smufohet. Çështjen e ka çuar bashkëshortja e Aleks Nikës e cila është detyruar t’i rrisë vajzat jetime dhe duke ia mohuar, akuzuar bashkëshortin e saj që u vra në mënyrë të fajshme që nga “kokëpalarë”, deri të akuzave të fundit. Heroina e kohëve moderne është Rajmonda Nika. Shtetit ka marrë nën mbrojtje vrasësit e bashkëshortit. Drejtësia i është premtuar edhe nga ambasadorët e huaj. Të vetmit dëshmorë në bulevardin e kombit, janë ata të katërt.