• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari/ Braçe përlotet në Kongresin e PS: U bë pushkatim pa gjyq! Prokuroria e Tiranës u tall me hetimin

by A R
08/12/2023 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Erion Braçe është përlotur në Kongresin e PS, teksa foli për viktimat e 21 Janarit.

Ish-zv/ kryeministri Erion Braçe duke shigjetuar Sali Berishën kërkoi drejtësi për vrasjen e katër protestuesve në 2011.

Ai tha se katër protestuesit nuk paraqisnin asnjë rrezik dhe ndodheshin jashtë perimetrit të sigurisë së Kryeministrisë.

“Do i lusja cilindo që është në këtë sallë dhe në 21 janar ka qenë në atë bulevard të mbyllë pak minuta sytë dhe të fillojë të kujtojë vetën e tij ën atë ngjarje. 19 janar 2011 komi njësi speciale përgatit planin 28 s/9 që parashikonte që grupi i përbërë nga 6 oficerë do jetë në gatishmëri gati për të hapur zjarr në rast të thyerjes së kordonit të njësie 2 dhe speciale. Planet parashikon që oficer do pajiseshin edhe plumba manovre dhe të vërtetë. Ata filluan të përdorin armët e zjarrit duke qëlluar me pretendimin për të penguar sulmin e protestave ndaj godinës. Si pasojë e të shtënave 3 protestues, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda vdiqën në vend. Aleks Nika që ndodhej në trotuar u godit nga një plumb në kokë, 3 viktimat ndodheshin jashtë oborrit dhe asnjëra nuk ishte e përfshirë në akte të dhunshme. Ndea Prendi ka ndërruar tytën e armës me armën e një kolegu të gardës. Po atë mbrëmje specialistët e hetimit morëm rreth 500 gëzhoja së bashku me 12 plumba.

Autoritetet amerikane dhanë një raport ku thuhej se hard disku i kryeministrisë ishte reformatuar manualisht në datë 22 janar, prodhonte se të dhënat në hard disk ishin kopjuar në një disk të jashtëm në mbrëmjen e 21 janarit dhe 28 janar. Mangësitë e hetimet janë të mjaftueshme që të arrijë.

Hetimi që është kryer për këtë çështje nuk mund të konsiderohet efektiv që mund të çoje në ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës. Ky është vendimi i gjykatës më të rëndësishme në Evropë, Strasburgu dhe nuk janë përshkrimi i ngjarjes, por janë konkluzionet e Gjykatës europiane të të drejtave të njeriut. Nuk e kam kuptuar kurrë pse më 21 janar, për 12 vite me radhë më thuhej përmbahu. Pse duhet të përmbahem? Forca vdekjeprurëse me dashje është monopol i shtetit në kushte të ligjshme, por në shkelje të ligjit me dashje është vrasje, pushkatim pa gjyq. Ka ndodhur në mes të bulevardit dëshmorët e kombit. Gjykata pohon se 4 protestuesit s’kanë qenë të dhunshëm dhe s’kanë qenë përdorues të armëve të zjarrit dhe kanë qenë në bulevard. Monopoli i shtetit nuk mund të jetë i tillë pa besimin e publikut te shtetit. PS i kishte shpjeguar jo vetë qëllimin e protestës por edhe çdo veprim të ligjshëm, ishim dorëzuar te shteti për të betuar një nga të drejtat themelore, atë të njeriut”, tha Braçe.

Braçe më tej kritikoi Prokurorinë e Tiranës sa i takon hetimeve për vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë në 21 janar 2011. Ai tha se prokuroria është tallur me hetimin. Ndërsa shtoi se PS nuk do të ofrojë kurrë mbrojtje për zyrtarë apo politikanë të cilët janë subjekt i një ndjekje penale nga organet e drejtësisë.

“Prokuroria e Tiranës nuk ka hetuar, është tallur me hetimin. Mjafton të shihni pyetjen që i drejtonte ekspertizës duke i kërkuar nëse ka ndonjë zhvillim për plumbin në ballin e Aleks Nikës.

Kemi bërë pastrim të sistemit të drejtësisë në funksion të pavarësisë, të prokurorëve dhe gjyqtarëve.Përulësi dhe heshtje për çdo vendim të gjykatave. Zero mbrojtje politike për këdo që përballet me ndjekje penale. Kjo parti kurrë nuk e bëri prokurorin dhe gjykatësin. Gjaku nuk është ujë, gjaku nuk duhet të bëhet ujë. Gjaku duhet të bëhet drejtësi”.

Gjykata e Strasburgut në vendimin për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Në protestën e 21 Janarit 2011 u ekzekutuan nga garda Ziber Veizi, Hekuran Deda Faik Myrtaj dhe Aleks Nikaj, ndërsa u plagosën edhe 6 protestues të tjerë, që të gjithë të pafajshëm dhe protestues paqësorë.

/a.r

Next Post
“Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, tragjedia në familjen Hoti: Brenda vitit iu shuan dy djem

“Mezi pres të të ritakoj vëllai im”, tragjedia në familjen Hoti: Brenda vitit iu shuan dy djem

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike/ Pak muaj më parë i vdiq foshnja, 34-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se…

Ngjarja tragjike/ Pak muaj më parë i vdiq foshnja, 34-vjeçarja ndërron jetë, dyshohet se…

December 24, 2025
Albin Kurti: Ish-opozita vendos për datën e zgjedhjeve në Kosovë, dhjetor ose prill

Sulmi në Ibër-Lepenc, Albin Kurti: Qëllimi ishte destabilizimi i Kosovës

December 24, 2025
Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

Turqi, arrestohet presidenti i klubit të futbollit të Fenerbahçes, akuzohet për trafik droge dhe…

December 24, 2025
Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

Dyshohet se është përfshirë në rastin e trafikimit të diplomave të falsifikuara, arrestohet ambasadori i Polonisë në Francë

December 24, 2025
Alibia evropiane dhe fryma sovjetike e hartuesve të Kodit të ri Penal

Për ata që ëndërrojnë të vijnë në pushtet përmes drejtësisë

December 24, 2025
Shkarkimi i Veliajt, Ngjela: PS nuk priti një vendim të formës së prerë nga gjykata! Edhe kryebashkiaku pasardhës do jetë socialist

Spartak Ngjela: Opozita nuk ka ide të reja, kanë që nga ’92 me Berishën në krye! Në protestën e PD nuk ishin as..

December 24, 2025
Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

December 24, 2025
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com