“21 Janari”\ Bashkëshortja e Aleks Nikës dëshmon 3 orë në SPAK: Dhashë fakte të reja!

Plot 5 ditë pas regjistrimit të hetimit të çështjes së 21 janarit, sot u paraqiten në SPAK për të dhënë dëshmi xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, i mbetur i vrarë në Bulevard gjatë protestës së opozitës së asaj kohe në 21 janar 2011.

Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika e cila ka bërë edhe kallëzimin në SPAK u paraqit pak para orës 10:00 në ambientet e SPAK, dhe doli rreth orës 13:10, duke dhënë kështu për gati 3 orë dëshminë e saj. “Dhashë fakte të reja, por nuk mund t’i bej publike”, tha ajo për mediat.

Kujtojmë që ishte Gjykata e Lartë ajo që urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com