• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

’21 janari’/ Avokati: Vrasjet, të paramenduara! Meta bashkëpunëtori më i ngushtë i Berishës! Basha, dëshmitari kryesor

by Java News
22/01/2024 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, foli lidhur me vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar duke deklaruar se edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, asokohe zv.kryeministër ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-kryeministrit Sali Berisha i cili dha urdhër ndaj gardistëve.

Beqiri tha se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar nga Berisha dhe Meta për të mos dorëzuar pushtetin dhe për të bërë që qytetarët të frikësoheshin e mos të dilnin më masivisht nëpër protesta.

Ndërsa theksoi se Lulzim Basha i cili asokohe ishte ministër i Brendshëm, është dëshmitari kryesor që ka dijeni mbi gjurmët e krimit dhe nëse nuk pranon të flasë lidhur me këtë ngjarje, atëherë kthehet në bashkëpunëtor me Metën dhe Berishën.

“Me provat që janë në dosje e kemi të qartë se ishte një vrasje e paramenduar. Për këtë i kishte marrë të gjitha llojet e masave ish-kryeministri i vendit dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij në atë situatë ishte Ilir Meta. Nuk ka qenë  vetëm Berisha në këtë punë. Për 21 janarin këta të 2 kanë rolin primar.

Ilir Meta bashkë me Berishën të dy me paramendim urdhëruan të ekzekutoheshin protestuesit. Dëshmitari kryesor është Lulzim Basha i cili mesa duket nuk ka rol në këto vrasje por ka dijeni, ka fshehur gjurmët e krimit, duhet të flasë e nëse nuk do flasë do jetë bashkëpunëtor i këtyre të dyve. Provat më të forta i ka dhënë vetë Berisha. Këto vrasje do bëheshin për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe për të justifikuar vjedhjet në zgjedhjet 2009 dhe 2011. Në një situatë të tillë ajo qeveri kishte rënë dhe ai për ta mbajtur me dhunë pushtetin dhe t’i frikësonte shqiptarët që mos të ngriheshin në protesta, urdhëroi vrasjet që mos të mbusheshin më sheshet”- u shpreh Beqiri./m.j

Next Post
Samiti/ Deklarata që 6 liderët e rajonit e miratuan sot në Shkup: Synimi kryesor, sjellja e rajonit në BE

Samiti/ Deklarata që 6 liderët e rajonit e miratuan sot në Shkup: Synimi kryesor, sjellja e rajonit në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In