• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

21 janari, 8 dhjetori dhe reflektimi i munguar i politikës

by Java News
08/12/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Ishte afërsisht ora 16:00 kur Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” numëronte 4 të vrarë. Ishte dita e zymtë e 21 janarit 2011, ku shteti gjuajti në mish me plumba realë si për të thënë “Nuk keni lirinë për të protestuar, as për të më rrëzuar”. Ishte ditë e dhimbshme për të gjithë, ishte vrasja e lirisë, ishtë vrasja e 4 të pafajshmëve që ishin me duar në xhepa në mes të bulevardit. Këtu nuk është më vendi për politikë, assesi. Është vendi veçse për reflektim.

Nuk është nevoja të citojmë asnjë teoricien, nuk është nevoja të bëjmë asnjë  analizë gjithollogësh politikë që vënë gjoba me pseudomediat e tyre dhe shkojnë sa në njërin prehër në tjetrin. Ajo që duhet thënë është një e vërtetë e thjeshtë, jo për t’i dhënë merita Edi Ramës, sepse Ramën e votojnë ose jo shqiptarët, por për të treguar dhe manifestuar lirinë që sot e kemi. Sot, ndryshe nga 4 vjet më parë në kemi të drejtën të protestojmë pa pasur frikë se shkopi i gomës do na nxijë trupin, pasi kordoni me police femra dhe policët në tërësi kanë një tjetër mënyrë komunikimi. Jo sepse janë policë e burra më të mirë, por sepse po edukohen ndryshe nga lart. Është një lloj tjetër komunikimi që bën diferencën, është urdhri që jepet që bën diferencën.

Nuk është nevoja të themi raste nga bota për të ilustruar, sepse sot pamë edhe një herë kontrastin e madh midis dy filozofive. Filozofia që vriste në 21 janar sot në pamundësi për të bërë një tjetër 21 janar urdhëroi turmën t’i binte gurit me kokë, t’I binin një bunkeri simbolik duke menduar se betoni shkërmoqet me varre.

Natyrisht që është moment për të reflektuar se pse u bë protesta dhe se  ishte kjo arsyeja se pse qytetarët (me përjashtim të një grushti prej tyre) nuk kishin as zemërimin e as frymëzimin për të bërë protestë siç duhet të ishte. Ky ishte gabim. Ndërkohë që Basha dilte në protestë për të disatën herë për tu konfirmuar në PD dhe për t’I treguar secilit prej atyre në PD që ka mbështetje, venitej protesta dhe lirshmëria qytetare për të thënë qytetarisht fjalën e tyre. Jua tha edhe ambasada e SHBA-ve pak më parë.

Ndërkohë që Edi Rama përballoi nga ana e sigurisë qytetare gjithçka, duke mos shkaktuar asnjë incident edhe kur mendësia e errët thyeu dritat e kryeministrisë, Basha edhe njëherë vrau lirinë. Vrau lirinë e atyre demokratëve, të cilët nuk i la të shpreheshin si qytetarë, por idetyroi të silleshin si harbutë e barbarë vetëm e vetëm që “zotnia e tij” së bashku më babain politik të kënaqeshin e të kujtonin kohët e vjetra…. Kohë të cilat mesa duket për shqiptarët nuk do të vijnë kurrë më… Lexo.al

Next Post

Hapni shtëpitë publike që të mësojnë të protestojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

Projektligji i SHBA për vendet e BP, Noka: Parashikon krijimin e një nisme të gjerë kundër korrupsionit

December 26, 2025
Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

Mungoi në varrimin e të atit pasi Haga nuk i dha leje, veteranët e UÇK: Salih Mustafa duhet të ishte në Kosovë

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com