• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janar 2042!

by Lutfi Dervishi
21/01/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lutfi Dervishi

Kryeministri e nisi punën me përkujtimin e ngjarjeve të 21 janarit të 31 viteve më parë- disa karafila në bulevardin kryesor të kryeqytetit për të përkujtuar humbjen e jetës së 4 protestuesve në protestën më të qetë që ka njohur Shqipëria në 130 vjet jetë si shtet.

Përkujtimorja u shoqërua me një lidhje live në metavers ku komentuesit jo vetëm mund të shprehnin pakënaqësinë për mos zbardhjen e krimit dhe mos ndëshkimin e fajtorëve, por mund të kontribuonin duke dhuruar para të cilat do të shkonin për pagesën e një kompanie të huaj avokatie!

Pyetje: Kur do të zbardhet kjo ngjarje? Ju tani jeni në mandatin e 8-të. Edhe sa mandate ju duhen për të zbardhur 21 janarin e vitit 2021?

Përgjigje: Qeveria, siç mund ta di babai yt se nga foto po më dukesh i vogël, e ka bërë punën e vet këtu e 25 vjet të shkuara me reformën në drejtësi, reformë që u bë me nismën time personale. Kjo reformë që sapo mbushi 3 dekada, patjetër që nuk është perfekte, patjetër që mund të ishte bërë më shumë, por ama duhet durim, durim sepse kjo është e vetmja rrugë që kemi. Trazirat nuk i shërbejnë askujt. Ne kemi besim që kompania e huaj që kemi kontraktuar ka ekspertët më të mirë për rihapur këtë plagë që ende nuk ka zënë kore. Ju ftoj të kontribuoni edhe ju me aq sa keni mundësi se makinën që paske postuar në foton e profilit e paske fringo të re.

Pyetje: Kur do të mbaroj unaza e madhe e Tiranës?

Përgjigje: Sot këtu jemi për një temë tjetër. Unaza e madhe është vepra më e madhe që vetëm ti nuk e shikon. Po të ishte në dorën time do ta mbaroja tani me sustë, por ka një ndryshim të madh mes shtypjes së tastës së kompjuterit dhe rregullimit të çështjeve të pronësisë,  të legalizimit, të fondeve që nuk bien nga qielli, të gjyqeve që po përballojmë se kompanitë nuk janë paguar në kohë etj etj. Durim i dashur. Nuk të kushton asgjë.

Pyetje: Ah ti e ke në terezi o vlla, për ty paska qenë kjo jetë…

Përgjigje: Jo i dashur, të ishte për mua në planin personal, do të merresha me punët e mia, dhe nuk do ua kushtoja njerëzve ditën dhe një pjesë të natës prej kur s’mbahet mend, por bashkë kemi nisur disa projekte e programe ambicioze vetëm 3 dekada më parë, dhe nuk mund t’i lemë dot në mes të rrugës! Janë gjëra që vendeve të tjera u janë dashur qindra vite për t’u konsoliduar dhe ne, dhe për këtë jam gati të vë bast me ty dhe me këdo se, ne do t’i arrijmë dhe do t’i kalojmë vendet e BE-së brenda njëqindvitëshit të parë! Këtu do të jemi dhe do të shohësh dhe do të më japësh të drejtë. Vetëm durim! Të përshëndes!

Pyetje: zoti Kryeministër kur do të futemi në BE?

Përgjigje: Kjo nuk është pyetje për mua. Ne jo vetëm i kemi bërë “detyrat e shtëpisë”, por kemi bërë shumë e shumë më tepër se ç’na është kërkuar. I kemi bërë për veten tonë, për shtëpinë tonë të përbashkët. Por këtë pyetje i dashur shko dhe bëja atyre në Bruksel. Madje organizo shokët dhe mos u mjafto me parrullat digjitale këtu, por shko dhe bllokoi hyrjen Këshillit Europian që të kuptojnë se nuk mund të tallen me një popull dhe një vend pafundësisht! Dhe tani po shoh që ti jetoke në Bruksel. Po të isha si ti, do të lija çdo punë dhe do të merresha me protestën. Mos harro se kudo që të shkosh, çfarë do që të bësh ti je shqiptar. Dhe si shqiptar i detyrohesh kaq pako gjë Shqipërisë. Shko dhe pyeti siç më pyet mua: kur do të futet Shqiperia në BE?!

Pyetje: A keni besim se drejtësia do ta thotë fjalën për 21 janarin, por edhe për çështjet e tjera të korrupsionit të madh të bërë deri në vitin 2013, vit kur ju erdhët në pushtet? Je i madh!

Përgjigje: Faleminderit për saktësinë. Deri më tani po thoja qe kemi vetëm 3 dekada në pushtet, dhe siç e shkruan me saktësi dhe te falenderoj shumë për këtë,  ende nuk janë mbushur 3 dekada, janë edhe plot 365 ditë deri sa të mbushen 3 dekada. Unë jam i fokusuar te programi ambicioz që kemi shpallur, dhe jam shumë besim plotë se në vitin jubile të ardhjes në pushtet, do t’i kemi dhënë fund ndërtimeve pa leje, do t’i kemi dhënë fund historisë së qeseve e plehrave do t’i kemi dhënë fund gjurulldisë me shërbimet digjitale, do të mbarojmë fazën e tretë të etapës së 7 të lotit 6 të unazës së kryeqytetit, do të kemi bërë edhe shumë e shumë punë të tjera. A kam unë besim te drejtësia?! Besim unë kam vetëm te vetja ime. Duhet durim.

Unë jam durimplotë se drejtësia do të zbardhë jo vetëm korrupsionin e madh të bërë para vitit 2013, por do të gjej edhe atë individin e papërgjegjshëm që publikoi para një jave listën e passwordeve të qytetarëve të xhevahirit të shërbimeve tona, të e-albania. E ftoj prokurorinë ta gjej këtë individ të papërgjegjshëm dhe me këtë rast i kërkoi liderit veteran të opozitës Lulzim Basha të mos politizojë një çështje teknike se nuk do të shkojë gjëkundi me këto protesta të mëdha dixhitale! Si përfundim i dashur komentues anonim po të them dy fjalë dhe nuk i kam vetëm për ty.  Prej meje kërkohen shumë gjëra, dhe do t’i bëj të gjitha, prej teje kërkohet vetëm një gjë: Durim! Bashkë do ja dalim! Bashkë do t’i japim fund tranzicionit!

Next Post
Qëllohet më armë në Shkodër, nuk ka të lënduar

Qëllohet më armë në Shkodër, nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In