• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

2017 viti i HEC-eve, katër aplikime të reja te “Energjitika”

by A R
10/07/2017 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Katër aplikime të reja janë dorëzuar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për ndërtimin e hidrocentraleve të reja. Bëhet fjalë për HEC-e nën 2 MW dhe që nuk konsiderohen si koncesione tipike çka shkurton burokracinë që ndiqet në dhënien ose jo të miratimit.

 Sipas dokumenteve zyrtare nga ana e ministrisë bëhet me dije se kompania e parë që ka shfaqur interes është  “Doma Group” sh.p.k..

Kjo e fundit ka kërkuar miratimin e ndërtimit të hidrocentralit “Vinjolli 1” , në pellgun ujëmbledhës të përroit të Varoshit, Manasdrese dhe Lajthit, pranë fshatit Vinjolli, Bashkia Mat, Qarku Dibër.

“Doma Group” sh.p.k., është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar që ka në objekt të aktivitetit: shit-blerje, import-eksport, përpunim, transportim dhe magazinim të mineraleve të ndryshme metalore dhe jometalore si dhe një seri alternativash të tjera.

Aplikuesi i dytë është Eltex” sh.p.k. që synon të ndërtojë hidrocentralin “Olben”, me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në pellgun ujëmbledhës të përroit të Holtës, degë e lumit Devoll, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan. Shoqëria operon në sektorin e fasonëve,  por ka në objekt edhe industri tekstile, rrobaqepësi, import-eksport.

Një aplikim tjetër për dy hidrocentrale është bërë nga “Rajfi” sh.p.k., që ka kërkuar miratimin e ndërtimit të hidrocentraleve “Gjorica” dhe “Çereneci” , me kapacitet prodhues deri në 2 MW, në lumin e Zallit të Bulqizës, pranë fshatrave Gjoricë e Poshtme dhe Gjoricë e Epërme, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër.

“Rajfi” sh.p.k është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt të aktivitetit: Në fushën e investimit, projektimit dhe ndërtimit të objekteve të ndryshme publike dhe private, transportim, magazinim, përpunim dhe tregtim me shumicë e pakice dhe import eksport të mallrave të ndryshëm ushqimore blegtorale por jo vetëm.

Gjatë vitit 2017 ka një vërshim të aplikimeve dhe miratimeve për hidrocentrale me kapacitet të instaluar nën 2MW. E ndërsa vite më parë fokusi ka qenë tek hidrocentralet me kapacitet të lartë duket se “shterimi” i opsioneve të kësaj natyre ka zhvendosur vëmendjen tek përrenjtë.

Ajo që ngre pikëpyetje është ndikimi që mund të ketë kjo politikë tek flora dhe fauna në këto zona.(monitor.al)

Next Post
Riaktivizohet zjarri në Tepelenë, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Riaktivizohet zjarri në Tepelenë, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In