• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2016-a sërish një vit i tmerrshëm

by S M
31/12/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Alexander Kudascheff/

Shumica e gjermanëve jetojnë mirë, por vështrimi drejt botës në fund të vitit sjell shqetësime të mëdha.

Edhe 2016-a ishte një annus horribilis, një vit i tmerrshëm. Në botë është prishur rregulli: në Lindjen e Afërt kanë shpërthyer luftra të tmerrshme – në Siri, në Jemen, në Libi, fshehurazi në Irak. I ashtuquajturi “Shtet Islamik”, horrori i terrorit brutal, vrastar, fundamentalist, ende nuk është mundur. Filizat e brishtë të pranverës arabe janë shkelur me forcë me këmbë – nga autokratët, despotët, diktatorët. Dhe kjo ndodh me pasoja për vetë rajonin, i cili pa dyshim mund të jetë një epiqendër e shpërthimit politik dhe social që trondit botën – ndoshta edhe do të bëhet. Duket sikur Lindja e Afërt dhe e Mesme do të zhyten në një luftë 30 vjeçare, në të cilat klanet, fiset dhe komunitetet fetare do të luftojnë me egërsi kundër njëra-tjetrës.

BE i mbërthyer nga dyshimet në vetvete

Evropa nga ana tjetër, në brigjet e së cilës përfundojnë refugjatët e Lindjes së Afërt, është vetë e tronditur. Por që kriza e refugjatëve e ka bërë të qartë se “solidariteti evropian” është në rastin më të mirë një frazë që tingëllon bukur, por e cila nuk është në gjendje të mbajë politikisht.  Brexiti, lamtumira e shpallur e Britanisë së Madhe nga BE e ka zhytur bashkësinë në dyshime të thella. Vepra paqëtore e bashkimit është në lojë – dhe komuniteti lufton me veten për atë se ku do të vejë rruga. Kjo në një kohë kur që tani është e sigurtë se krahas rrugëve evropianolindore të kthimit në vetëvendosjen e shteteve nacionale dhe të identitetit, vitin e ardhshëm do të ndryshojnë edhe në Evropën Perëndimore raportet e pushtetit: në Holandë siç pritet prej Geert Wildersit, edhe Franca do të ketë me çdo kusht një president të ri – ndoshta një “theçerist” katolik, gjë që i përngjan një revolucioni.

Edhe në Gjermani, që aktualisht duket si atdhe i stabilitetit, në shtator do të mbahen zgjedhje. Askush nuk mund ta pëfytyrojë vërtet për momentin, që Angela Merkeli – në cilindo koalicion qoftë – të mos mbetet më kancelare. Ajo është një kështjellë e patundur në të përpjetat dhe të tatëpjetat e politikës botërore, që prej njëmbëdhjetë vjetësh. Edhe këtu partia populiste, egoiste nacionale “Alternativa për Gjermaninë” do të futet në Bundestag – me më shumë përqindje se do t’u pëlqente shumë vetëve. Edhe këtu, mendimi i djathtë, veprimi i djathtë po fiton popullaritet, edhe nëse kjo nuk do të mjaftojë për të marrë pushtetin. Gjermania do të mbetet e qeverisur me stabilitet. Dhe për këtë arsye ajo është një bovë mbajtëse në politikën e paqetë dhe të parehatshme botërore. Dhe kjo megjithëse atentati terrorist në Berlin pak para Krishtlindjeve e tronditi rrënjësisht vendin

 

Trumpi dhe Putini – dy presidentë të paparashikueshëm

Pasiguria tjetër e ardhshme: në SHBA do të qeverisë Donald Trumpi. A do të jetë i parashikueshëm në veprimet e tij ky president? Si do t’i hapet biznesmeni politikës së jashtme? A do ta shikojë politikën e jashtme si “deal”, apo si art diplomatik? A do të radhitet ai si fuqi drejtuese në politikën globale apo jo? Dhe para së gjithash: a e sheh ai veten si pjesë të Perëndimit – apo do të mbështetet ai vetëm te “Make America great again”? Këtu 2017-a hedh përpara hijet e saj.

Por 2016-a pa rilindjen që të tërheq vëmendjen të Rusisë dhe të Vladimir Putinit në skenën e politikës botërore. Rusia nuk është fuqi rajonale, siç u shpreh njëherë Presidenti në largim, Obama. Rusia ndërhyn në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Dhe Moska mbështetet para së gjithash në zgjidhje ushtarake dhe jo në diplomaci. Ajo e përdor dhunën me ndërgjegje dhe në mënyrë cinike. Në Siri ose në konfliktet e ngrira në Ukrainën Lindore. Kthimi i Rusisë në politikën botërore është edhe kthimi i misioneve ushtarake në politikën botërore, për të siguruar ndikim dhe pushtet. Për këtë Perëndimit – nëse ai do të ekzistojë ende si njësi në “vitin një” të Trumpit – do t’i duhet të japë një përgjigje.Edhe Gjermania, e cila tradicionalisht ka vështirësitë e saj me ndërhyrjet ushtarake./DW/

Next Post
Disa arsye se përse është ide e mirë të mbani lule në shtëpi (eleminojnë 90% të toksinave në dhomë)

Pse duhen mbajtur lulet në shtëpi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In