Rreth 200 familje kanë nisur protestat në qytetin e Vlorës kundër ndërprerjes së procesit të legalizimit për shtëpitë e tyre.
Ndërprerja e këtij procesi ka ardhur me pretendimin se trualli ku janë ndërtuar shtëpitë i përket Bashkisë Vlorë, ndërkohë që kjo bie në kundërshtim me rregullam e ALUIZNI-t.
Sipas ligjit, ndërprerja e procesit ndodh kur ka studime urbanistike për truallin apo kur është një zonë specifike turistike. Gjithashtu nëse ndërtimi është kryer në një distancë të caktuar nga bregu, ai nuk legalizohet për duhet shembur.
Por sipas banorëve, asnjë prej këtyre pikave nuk lidhet me zonën ku kanë ndërtuar.









