• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm!

by Enver Robelli
18/07/2025 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Edhe të tjerët kanë det: kryeministri kroat me dëshpërim apelon te operatorët turistikë dhe gastronomia për përgjegjësi në politikat e çmimeve. Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” njoftoi se Shqipëria nuk është më e popullarizuar te italianët siç ishte viteve të fundit. Në një plazh në Mal të Zi turistët s’mund të hyjnë pa paguar 200 euro. Përkundër rënies së fluksit të turistëve nga Italia, Shqipëria mbetet ende një vend shumë atraktiv për pushime – jo vetëm për shkak të çmimeve ende relativisht të ulëta, por edhe imazhit si “vend i paharxhuar” që duhet të zbulohet (ose në shqipen e re: eksplorohet).

Plazhe të bukura, plazha të zbrazëta. Siç shkruajnë mediat kroate në disa destinacione bregdetare, çmimet për dy shtretër (ose në shqipen e re: shezlongë), çadra dielli dhe pije kanë arritur nivele marramendëse, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë pushimin për njerëzit me buxhet të kufizuar.

Në sezonin veror 2023, resorti luksoz Aman Sveti Stefan në Mal të Zi e kishte rezervuar të ashtuquajturin Plazh i Mbretëreshës vetëm për klientët e vet, ndërsa në plazhin ngjitur – Plazhi i Mbretit – vizitorët e tjerë mund të hynin, por duhej të paguanin deri në 200 euro për një vend me dy shtertër dhe një çadër.

Situata është e ngjashme edhe këtë vit: në një pjesë të plazhit në Përzhno, që i përket hotelit Maestral, turistët raportojnë të njëjtin çmim – 200 euro për dy shtretër dhe një çadër. Ky shërbim është falas vetëm për mysafirët e hotelit. Popullariteti i këtyre vendeve dëshmohet edhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale. 200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Secili turist do t’ua tregojë gishtin e mesëm! Shumica nuk pjerdh në popullaritet të plazheve.

Edhe në Kroaci ka debate të zjarrta mbi çmimet, sidomos në bregdet. Ka turistë të huaj që thonë se do të mendojnë nëse do të kthehen sërish në këtë vend, të tjerët janë më të kujdesshëm me kritika. Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq i ka paralajmëruar operatorët turistikë dhe sektorin e gastronomisë të jenë të përgjegjshëm me çmime. Ai ka thënë për mediat kroate se politika e çmimeve ndikon drejtpërdrejt edhe në inflacion dhe u ka bërë thirrje operatorëve turistikë që të jenë të arsyeshëm, sepse shumë turistë europianë e bazojnë zgjedhjen e destinacionit veror duke marrë parasysh edhe çmimet. “Nuk kemi vetëm ne det, kanë edhe të tjerët”, ka deklaruar Plenkoviq. Prandaj, vendimet për çmimet duhet të jenë të balancuara, në mënyrë që vizitorët të rikthehen edhe vitin tjetër. Kryeministri kroat tregoi se viti i kaluar ishte sezoni më i suksesshëm turistik për Kroacinë, me 21,7 milionë hyrje, 110 milionë qëndrime dhe 15 miliardë euro të ardhura nga turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të.

Në mediat sociale ka mjaft turistë që shprehen të habitur mbi çmimet në bregdet dhe në ishujt kroatë. Në profilin e njohur të Instagramit WorldTraveler janë publikuar disa video nga dyqanet në Kroaci, ku tregohen çmime shumë të larta për produkte të zakonshme. Për shembull, një krem kundër diellit kushton rreth 30 euro, një qese me çipsa më shumë se 4 euro dhe një çokollatë e vogël mbi 8 euro. Disa komentues shprehen të habitur se si kroatët arrijnë të mbijetojnë me rroga aq të ulëta.

Të premten edhe gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” njoftoi se Shqipëria nuk është më e popullarizuar te italianët siç ishte viteve të fundit. Interesimi i turistëve italianë për të kaluar pushimet në Shqipëri ka rënë ndjeshëm në vitin 2025, pas një periudhe trevjeçare kur bregdeti shqiptar tërhiqte gjithnjë e më shumë italianë falë çmimeve të lira dhe bukurive natyrore. Sipas agjencisë turistike “Goodays” në Bari, rezervimet për pushime në Shqipëri janë përgjysmuar krahasuar me tre vjet më parë. Arsyeja kryesore është rritja e çmimeve në Shqipëri, që ka prishur raportin dikur të favorshëm mes kostos dhe shërbimit. Ndërkohë, agjencia ka pasur më shumë sukses me udhëtime të organizuara drejt vendeve si Egjipti, Dubai dhe Spanja. Imazhi i Shqipërisë si “vend i lirë” për pushime nuk qëndron më, shkruan e përditshmja nga bregu tjetër i Adriatikut. Shërbimet, transparenca e çmimeve dhe cilësia e ofertës turistike në Shqipëri kërkojnë ende përmirësim, gjë që kanë vënë re edhe vetë udhëtarët, vazhdon gazeta.

Përkundër rënies së fluksit të turistëve nga Italia, Shqipëria mbetet ende një vend shumë atraktiv për pushime – jo vetëm për shkak të çmimeve ende relativisht të ulëta, por edhe imazhit si “vend i paharxhuar” që duhet të zbulohet (ose në shqipen e re: eksplorohet).

Next Post
“Na ndodhi një tragjedi…”, ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”

"Na ndodhi një tragjedi...", ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan "takimet speciale"

Comments 2

  1. V.F.L.O says:
    5 months ago

    Të lumtë dora Enver Robelli, ke shkruajtur tamam sipas porosisë së LapSyrit dhe VV-së së Albiniq Kurtoviqit.
    Sa të kanë paguar për këtë punë ?
    Si kosovar medemek që je, a e di ti që ka deshtuar 48 herë konstituimi i kuvendit të Kosovës, falë poshtërsive për pushtet të mikut tënd Albin Kurti, që po e çon këtë vënd përseri nën Sërbi.
    Të fala gjithë skuthave si puna jote.

    Reply
  2. V.F.L.P says:
    5 months ago

    Të lumtë dora Enver Robelli, ke shkruajtur tamam sipas porosisë së LapSyrit dhe VV-së së Albiniq Kurtoviqit.
    Sa të kanë paguar për këtë punë ?
    Si kosovar medemek që je, a e di ti që ka deshtuar 48 herë konstituimi i kuvendit të Kosovës, falë poshtërsive për pushtet të mikut tënd Albin Kurti, që po e çon këtë vënd përseri nën Sërbi.
    Të fala gjithë skuthave si puna jote.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

“Eh mor Llapa…”, aktori i njohur akuza të forta Lapajt: Ma keqpërdori foton për mitingun e Berishës

December 21, 2025
Ngjarje e rëndë/ Mbytet varka plot me emigrantë, raportohet për të paktën 20 të zhdukur

Rritje e flukseve të emigracionit të parregullt drejt Britanisë! Mbi 1,400 mbërritje në një javë

December 21, 2025
I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

I nxorën fotot e vjetra me Epsteinin, Clinton akuzon Shtëpinë e Bardhë se po e përdor si “kokë turku”

December 21, 2025
Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

Sherr mes disa personave në Kukës, dy plagosur me armë zjarri, në kërkim dy vëllezër

December 21, 2025
‘Sulmi terrorist në Banjskë s’mund të injorohet’, Kurti: Përparimi i Kosovës, nën hijen e kërcënimit nga Serbia

“Nuk na duhen tanket”, Kurti: “Javelin” mund të shkatërrojë armët serbe

December 21, 2025
Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

Spiropali vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, pritet nga zyrtarët më të lartë të vendit

December 21, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Unë jam Europian!

December 21, 2025
Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

Pritet ulje e inflacionit në Eurozonë në vitin 2026, BQE: Çmime më të ulëta të energjisë

December 21, 2025
Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

Dosjet Epstein| Të mbijetuarit shprehen skeptikë pas publikimit të pjesshëm nga Departamenti i Drejtësisë

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In