Katër persona janë arrestuar nga policia kufitare e Kapshticës, pasi janë kapur duke ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit disa persona.
Shtetasit janë kapur në aksin Trestenik-Vishoticë, duke transportuar disa shtetas të huaj kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.
Policia bën me dije se është “finalizuar operacionit të koduar “Vishotica” në pranga ranë:
- O.Z., 30 vjeç, banues në Tiranë.
- F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë.
- I.T., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe organizimit të lotarive të palejuara).
- E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas janë kapur nga strukturat e lartpërmendura, në rrugën Trestenik-Vishoticë, duke transportuar me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Mercedes-Benz”, disa shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 200 euro secilit”, njofton policia.
Policia po punon për vënien para përgjegjësisë ligjore edhe persona të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
g.kosovari