• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20-vjetori i kompanisë EOD, Xhaçka: Forcat e Armatosura të pazëvendësueshme, Gërdeci dëshmi e këtij roli

by Java News
20/03/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy dekada nga krijimi i grupit të parë të asgjësimit të municioneve të tepërta e të rrezikshme, kompania EOD (Explosive Ordnance Disposal) vjen me një bilanc pune të jashtëzakonshëm. Mbi 1 mijë ha sipërfaqe të pastruara nga municionet e paplasura, mbi dhe nëntokësore.

Mbi 55 mijë ton municione të asgjësuara, të llojeve të ndryshme dhe kalibrave të ndryshëm. 15 grup – depo të certifikuara dhe pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare, si Althea në Bosnje dhe Hercegovinë, EUTM Mali, dhe grup – batalioni i NATO-s në Letoni.

E pranishme në aktivitetin për 20-vjetorin e kësaj kompanie, ministrja Xhaçka vlerësoi punën në vite të efektivëve EOD dhe u ndal te ngjarja më tragjike në Shqipëri, sa i përket asgjësimit të municioneve.

“Jo më larg se javën që shkoi, në datën 15 mars, shqiptarët përkujtuan një përvjetor tragjik që na kujton të gjithëve edhe njëherë se sa e rëndësishme dhe e pazëvendësueshme është kjo kompani dhe sa të rrezikshme janë pasojat, nëse kjo trashëgimi municionesh e armësh lihet në mëshirë të fatit, apo akoma më keq, në mëshirë të korrupsionit dhe abuzimit siç ndodhi në Gërdec në 15 Mars të vitit 2008.

Patjetër që i takon drejtësisë të thotë ende fjalën e saj për atë tragjedi që mori 26 jetë njerëzish të pafajshëm dhe që ka shënjuar përgjithmonë jo vetëm FA, por edhe çdo shqiptar të ndershëm. Por na takon ne, ju takon ju, që të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë që tragjedi të tilla të mos përsëriten kurrë më”, deklaroi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka nënvizoi guximin, si një prej virtyteve më të mëdha të efektivëve shqiptarë që ndër vite kanë kontribuar në një prej sektorëve më të vështirë në rradhët e Forcave të Armatosura.

“Besoj që e keni dëgjuar shpesh të thuhet, që për t’u marrë me politikë në Shqipëri duhen nerva të forta.

Unë mund t’jua konfirmoj që kjo është e vërtetë, sepse për fat të keq shpesh politika këtu nuk është arena e ballafaqimit të ideve dhe të alternativave, por një arenë balte dhe sulmesh.

Por si një njeri që e kam ndjekur nga afër çdo ditë punën tuaj, punën e kësaj kompanie, që kam pasur rastin të bisedoj dhe të mësoj nga eprorë e efektivë të EOD, për historinë e saj, për misionet tuaja e të kolegëve tuaj, di t’ju them që për t’u bërë pjesë e EOD, nuk duhen thjesht nerva të forta, por duhen nerva çeliku!

Duhen nerva çeliku, duhet shumë guxim, por mbi të gjitha një ndjenjë e lartë detyre për të rrezikuar jetën në një nga aktivitetet më të rrezikshme me të cilat mund të përballet një efektiv i FA”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në aktivitetin e 20-vjetorit të kompanisë EOD ku morën pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Ndriçim Sallaku, efektivë të batalionit të xhenios dhe të ftuar të tjerë, u përkujtuan 3 efektivët e kësaj kompanie që, kanë rënë në krye të detyrës, gjatë punës për asgjësimin e municioneve të tepërta; kapter Agim Mekollari, rreshter Namik Gjolena dhe tetar Sadik Basha.

Next Post
Meta uron Trump për 242-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria solidare me SHBA

Presidenti Meta: Jam i përgatitur të lë mandatin, Kuvendi i ligjshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In