Një 27-vjeçar përfundoi në spital në Tiranë, pasi u përplas nga dera e një makine. Ngjarja ndodhi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku sipas policisë, një shofere 20-vjeçare ndaloi makinën që të zbriste pasagjerja.
Në këtë moment, teksa kjo e fundit hapi derën, përplasi të riun që po vinte me monopatinë. Policia vuri në pranga shoferen, pasi e akuzon se nuk kishte siguruar dyert e pasme të makinës.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen A.K., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka ndaluar automjetin që drejtonte, pa siguruar dyert e pasme të tij. Pasagjerja në automjet ka hapur derën e pasme dhe ka aksidentuar shtetasin R. Sh., 27 vjeç, i cili qarkullonte me monopatinë. 27-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve,” njoftojnë blutë e Tiranës.
/a.r