“Unë do t’ju vras. Dhe jo me thikë. Vëllai im është atje tani (në burg), por unë jam ende këtu”.
Kështu deklaronte në rrjetin social facebook një 20 vjeçar shqiptar, i cili në VIDEO shfaqej me armë në dorë duke kërcënuar dy të rinj belgë.
Policia e ka arrestuar të riun pas denoncimit të dy belgëve që ishin dhe “arsyeja” e VIDEOS së shqiptarit.
Historia ka nisur për shkak të një sherri që vëllai i vogël i shqiptarit kishte patur pikërisht me dy belgët, konflikt që kishte rezultuar në burgosjen e 16 vjeçarit. Për tu hakmarrë, vëllai i tij 20 vjeçar bëri video në rrjetin social me një pistoletë në dorë… Ngjarja ka ndodhur në provincën e Ninove, ku kohët e fundit është raportuar rritje e krimeve. Partia opozitare në këtë provincë ka akuzuar qeverinë për rritje të krimit, duke thënë se shkak për këtë është prezenca e vogël e policisë./java/a.k










