• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20-vjeçari i pavaksinuar, pacienti më ri i shtruar në Infektiv! Rriten shtrimet në spital, Covid 3 drejt hapjes

by Java News
03/09/2021 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e re e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë po rrit gjithnjë e më shumë infektimet me COVID, ku mbizotërues është varianti Delta.

Me rritjen e shtrimeve në spitalin Infektiv me pacientë të infektuar me COVID-19 janë rikthyer dhe familjarët e pacientëve të cilët sjellin sende personale apo dhe ushqime për ta.

Mosha më e re e shtruar në Infektiv është një djalë 20-vjeçar i pavaksinuar.

Ke keni të shtruar në spital?

Çunin, 20 vjeç.

Ishte i vaksinuar?

Jo.

Çfarë problematikash shfaqi?

Ai pak dhimbje fyti, ka infeksion grykët. Doli me gur në tëmth dhe ftohje në mushkëri. U bë një javë i shtruar. Ka përmirësim, mund të dali edhe sot.

Mes të tjerë pacientëve ka dhe nga ata që janë vaksinuar me të paktën një dozë.

–Kam të shtruar nënën, 74 vjeçe. Është e vaksinuar, dozën e parë e ka marr, Pfizer. U rëndua, ne i morëm një aparat oksigjeni, e mbajtën 10 ditë në shtëpi.

Por asaj i ranë parametrat nën 90. U detyruam morëm 127, e çuan në Vlorë, i bën ekzaminimet dhe e nisën direkt në Tiranë tek spitali COVID. Gjendja vazhdon hyn tek pacientët e rënduar, merr 15 litra oksigjen në ditë.

-Kemi shtruar babain, 77 vjeç.

A ishte i vaksinuar?

“Jo.  Ka probleme me mëlçinë, është më mirë thotë doktori, për mrekulli. Falenderoj doktorët që është më mirë”

Përgatitjet e fundit po kryhen në spitalin COVID 3 dhe është çështje ditësh që kjo strukturë të jetë gati për të pritur pacientët e parë me COVID-19.

Me rritjen e numrit të të shtruarve në spitalin Infektiv pacientët që janë drejt përmirësimit do të zhvendosen drejt spitalit COVID 3 në QSUT.

Spitali COVID 3 do të jetë struktura e dytë e dedikuar për pacientë të infektuar që do të rihapet në kuadër të përballimit të pandemisë.

Në total spitali Infektiv ka kapacitet për 120 shtretër dhe momentalisht ndodhen të shtruar 103 pacientë. Në të gjithë vendin janë 10,915 qytetarë aktivë me COVID-19.

/m.j

Next Post
Policia aksion ndaj të “fortëve” që mbajnë makina me xhama të erret

Monitorim me dronë dhe të kamufluar në makina/ Policia vendos 1543 gjoba dhe arreston 7 shoferë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

Berisha: Strategjia e PD është betejë deri në rrëzimin e qeverisë

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi paraqitet në SPAK

February 5, 2026
Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

Përmbytjet në Durrës, prokuroria sekuestron disa dokumente në bashki

February 5, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

February 5, 2026
Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

Spiropali takime në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për çështjet e sigurisë, rritje e bashkëpunimit ekonomik dhe politik Shqipëri – SHBA

February 5, 2026
Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën nga gazi në Itali, flet bashkatdhetari: Kur hymë në banesë kishin ende puls

February 5, 2026
Kur celulari “shpik” realitetin, si inteligjenca artificiale po ndryshon kujtimet tona

Kur celulari “shpik” realitetin, si inteligjenca artificiale po ndryshon kujtimet tona

February 5, 2026
SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

SHBA-të synojnë të largojnë Kinën nga Amerika Latine, Kanali i Panamasë është testi më i fundit

February 5, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Shkurt 2026

February 5, 2026
Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

Gjermania shqyrton t’i bashkohet bashkëpunimit Romë–Londër–Tokio për “avionin e së ardhmes”, goditje për Francën

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In