• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 persona vdesin nga overdoza çdo vit, Nikolla kërkon informacion për përdoruesit e drogave në shkolla

by A R
18/01/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin BOOM në Rtv Ora News është trajtuar mbrëmjen e sotme çështjen e përdorimit të drogës në vend.

Një letër e Ministrisë së Arsimit e nënshkruar nga ministrja Lindita Nikolla, urdhëron të gjitha institucionet arsimore që të raportojnë në lidhje me përdorimin e kanabisit në shkolla si dhe të ndihmohet në lidhje me hartimin e një strategjie në izolimin e këtij fenomeni.

Urdhëri është zbatuar në kuadër të hartimit të një Dokumenti Strategjik “Plani Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, nga Këshilli i Ministrave.

Gazetarja e emisionit ka zhvilluar një intervistë edhe me Zini Sulaj, shefin e Pavionit të Toksikologjisë, i cili tha se minimumi 20 persona në vit gjejnë vdekjen nga aoverdoza, ndërsa një numër fare i vogël i tyre dërgohen pranë Mjekësisë Ligjore.

Ai thotë se shifrat janë alarmante, ndërsa mendohet se rreth 12 mijë persona janë nën varësinë e drogës në vendin tonë.

Letra e  ministres së Arsimit Lindita Nikolla

Në kuadër të hartimit të Dokumentit Strategjik “Plani Kombëtar kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit”, nga Këshilli i Ministrave, kërkohet kontributi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) lidhur me analizimin e situatës dhe hartimin e planeve përkatëse të veprimit, në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar dhe në institucionet e arsimit të lartë. Lidhur me sa më sipër, do të ishte i mirëpritur kontributi i institucioneve të arsimit të lartë që ju drejtoni, në bashkëpunim dhe me forumet e studentëve, lidhur me përgatitjen e një raporti mbi vlerësimin e situatës/përmasës eventuale të përdorimit të kanabisit nga studentët si dhe planifikimin e veprimtarive parandaluese që mund të realizohen nga IAL, si dhe përcjelljen e tij në MAS brenda datës 31.01.2017. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Lindita Nikolla.

letra

Letra e Nikollës

Sulaj: Shifrat alarmante 

Zini Sulaj, shef i Pavionit të Toksikologjisë: Shumë individë për fat të keq vdesin pa mbërritur në spital. Ata vdesin atje ku e konsumojnë drogën, nëpër shkallë, në bodrume dhe gjenden nga kalimtarë apo familjarë që nuk i sjellin pranë mjekësisë ligjore. Çdo vit, 3-4 persona të vdekur i kemi të regjistruar këtu. Nëse marrim në rang vendi, duhet të themi se kjo shifër duhet t’i kalojë 20 vdekje nga overdoza. Mendoj që shifrat janë alarmante. Ata që kanë probleme në Shqipëri luhaten nga 8 deri në 12 mijë persona që kanë nevojë për intervent emergjent, në trajtime multidisiplinore. Këto i bazoj në shumë të dhëna, edhe si ekspert por edhe nga të dhëna epidiomologjike në trendet e para dhe në numrin e përdoruesve.

/Ora News/

Next Post
Motra e Ergi Dinit thirrje Tahirit: Të vihet para drejtësisë perversi

Motra e Ergi Dinit thirrje Tahirit: Të vihet para drejtësisë perversi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In