• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20 miliardë dollarë firo në 20 vjet dhe SPAK-u

by Eduard Zaloshnja
15/10/2022 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në një shkrim të mëparshëm kam llogaritur se, sikur niveli i evazioni fiskal në Shqipëri të ishte të paktën sa i Malit të Zi (për të mos pretenduar sa i Zvicrës), të ardhurat në Thesarin e Shtetit shqiptar do të ishin 22% më të larta. Po ashtu, në atë shkrim, duke iu referuar një studimi të Bankës Botërore, kam vlerësuar se 11% e parave që arrijnë të grumbullohen në Thesarin e Shtetit shqiptar, shpërdorohen më pas ose ndahen mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre.

Që lexuesi ta kuptojë magnitudën e shifrave të mësipërme, në këtë shkrim, po u kthehem 20 viteve të fundit, gjatë të cilave kanë qeverisur njerëzit më të pushtetshëm të Shqipërisë së tranzicionit: Meta, Nano, Berisha e Rama.

Në 20 vitet e fundit, Mali i Zi ka arritur të fusë në Thesarin e Shtetit një përqindje më të lartë të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tij se sa Shqipëria, edhe niveli i taksave e tatimeve, ekonomia, gjeografia dhe historia e të dy vendeve janë mjaft të ngjashme. Kjo do të thotë se evazioni fiskal është më i ulët në fqinjin tonë verior.

Shprehur në dollarë, mund të thuhet që, nëse do të kishim pasur të njëjtin nivel të evazionit fiskal sa të Malit të Zi, në Thesarin e Shtetit shqiptar, në 20 vitet e fundit, do të kishin hyrë rreth 13 miliardë dollarë më shumë seç kanë hyrë në faktikisht.

Nga ana tjetër, edhe një përqindje e atyre parave që kanë arritur të hyjnë në Thesarin e Shtetit tonë, janë shpërdoruar ose janë ndarë mes politikanëve apo zyrtarëve të korruptuar dhe korruptuesve të tyre. Nëse përdorim përqindjen mesatare të vendeve në zhvillim (të llogaritur nga Banka Botërore), i bie që në 20 vitet e fundit, gropa e shpërdorimeve dhe e korrupsionit të ketë thithur edhe rreth 7 miliardë dollarë të tjerë (gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore).

Pra, gjithsej, kostoja e abuzimeve ka qenë rreth 20 miliardë dollarë në 20 vjet, me një mesatare 1 miliard në vit.

Po ku kanë shkuar këta 20 miliardë dollarë, të ndarë në raportin 13 me 7?

Një pjesë e atyre 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, kanë shkuar në xhepat e biznesmenëve që kanë kaluar mallra në doganë pa paguar taksat doganore, akcizat e TVSH-në, ose që i kanë paguar ato në një nivel më të ulët se sa duhej t’i paguanin. Kuptohet këtu që biznesmenët e kanë shpërndarë një pjesë të “mospagesës” tek doganierët dhe shefat e tyre.

Pjesa tjetër e 13 miliardëve që nuk kanë hyrë në Thesarin e Shtetit, ka shkuar në xhepat e përfituesve të privatizimit të aseteve shtetërore (Armo, Cez, etj. etj.), si dhe të biznesmenëve të mëdhenj, të mesëm e të vegjël, që nuk e raportojnë sa ç’duhet xhiron, që punësojnë njerëz në të zezë apo që raportojnë rroga më të ulëta për ta, që punojnë me dy bilance etj., etj. Dhe kuptohet që një pjesë të “mospagesës” ata e kanë shpërndarë një pjesë të “mospagesës” tek taksidarët dhe shefat e tyre.

7 miliardë dollarët që kanë firuar gjatë shpenzimeve buxhetore, ka dy nënndarje. Sipas studimit të Bankës Botërore, një pjesë e kësaj firoje shkaktohet nga padija, paaftësia apo papërgjegjshmëria e politikanëve/zyrtarëve. Kështu, një autostradë apo një tunel mund të ndërtohet pa studiuar siç duhet terrenin apo fizibilitetin dhe për rrjedhojë, kostoja mund të dalë shumë më e lartë ose mund të zgjidhet një variant i papërshtatshëm ekonomikisht. Po ashtu, mund të ndodhë që paratë publike të shpenzohen për subvencionimin e koncensione jo-rentabël, mbjelljes së mijëra pemëve frutore pa efektivitet ekonomik, etj., etj., etj.

Megjithatë, pjesa më e madhe e firos së shpenzimeve buxhetore shkaktohet nga korrupsioni i politikanëve/zyrtarëve. Këtu bëjnë pjesë milionat që ndahen mes politikanëve/zyrtarëve dhe biznesmenëve në PPP-ra, në tendera, në koncensione e në kontrata shtetërore, si dhe abuzimet e vogla (por të shpeshta) me dietat e pagesat e telefonave, me blerjet e kancelerive e të karburantit, me pagat e punonjëse parazitë (militantë, kushërinj), me pagesat e invaliditetit për militantë e kushërinj të shëndoshë si molla etj., etj.

Epilog

Në 20 vitet e fundit, rreth 13 miliardë dollarë kanë firuar nëpër kanalet dhe kapilarët e evazionit fiskal, gjatë rrugës për në Thesarin e Shtetit. Dhe pasi Thesari i Shtetit ka grumbulluar aq para sa ka mundur, rreth 7 miliardë të tjerë kanë firuar gjatë kryerjes së shpenzimeve buxhetore.

Për të kuptuar magnitudën e kësaj firoje gjigande, vlen t’i përgjigjemi pyetjes se çfarë mund të ishte bërë në 20 vjet me 20 miliardë dollarët e abuzimeve?

Me ta mund të ishin bërë të paktën dy gjëra paralelisht: A – Mund të ishin ndërtuar pa borxh të gjitha rrugët dhe veprat e tjera publike që janë përfunduar në 20 vitet e fundit (aktualisht, borxhi shtetëror ka arritur vlerën e 12 miliardë dollarëve.) B – Në çdo vit tw dy dekadave tw fundit, pensionistëve mund t’u ishte dyfishuar pensioni.

Në vend që këta 20 miliardë dollarë të shkonin si më sipër, në dy dekadat e fundit kanë ushqyer “peshqit” e vegjël, të mesëm e të mëdhenj, duke filluar nga shitësit e vegjël të lagjeve (të cilët rrallë e japin kuponin tatimor), e deri te biznesmenët e politikanët më të mëdhenj.

Dhe pyetja tani është nëse do t’i hedhë SPAK-u rrjetat për kapjen e “peshqëve” të tejmajmur deri më sot me paratë publike, apo do të merret vetëm cironkat?

 

20 miliardë dollarë firo në 20 vjet
Evazioni fiskal 13 miliardë
Shpërdorimet/abuzimet e fondeve buxhetore 7 miliardë
GJITHSEJ 20 miliardë

 

Next Post
E rëndë! Shpërthim në minierën e qymyrit në Turqi, 28 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar

E rëndë! Shpërthim në minierën e qymyrit në Turqi, 28 të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    Statistikat qe jep Zaloshnja konfurmojne se kyrre nuk jemi oasur shtet per popullin ,por klientelist te korruptuar.PPP jane model ekonomik u deshtuar i krijuar per janalizimin e oarave te buxhetit tek klanet ekonomike qe ndajne parat ne politikanet.Faqa me zeze e ekonomise shqiptare eshte privatizimi u aseteve rentabel te prones publike.Ministria e ekonomise duhet te publikoje personat qe privatizuan keto asete dhe do shihni kush jane .Model ekonomik i ndhekur deri tani eshte i deshtuar per aresyen e thhesgte se nuk ndikojne mireqenien e pipullit pir te klaneve lekonomike dhe off shoreve .Rama premtoi po deshtoi si Nano,Meta,Berisha .Treguesit e evazionit fusjal dhe rrutja e oandaleshme e borxhit vazhdon.Bese do kushim futyr be buxhet ata 13 miliard te evazionit fiskal .Shqiperia do kshte suficit dhe zero borxh publik.Kjo klase 30 vhecare nuk duhet te largohet por te shpirrwt nhe dute e ne pare . Shquperia e varfer jeton mbi pasuri perrallore qe zoti i ka fale por e keq menaxhuar nga qeverite e e te dyja kraheve . Ekonomia eshte shkence dhe jo loje e politikes ,megjithate shpresa vdes e fundit .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In