• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“20 miliardë dollarë”, Deutsche Bank hetohet për skemën ruse të pastrimit të parave

by Java News
17/04/2019 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një raporti të brendshëm, i cili është siguruar nga një gazetë britanike, banka e njohur gjermane, “Deutsche Bank”, mund të përballet me gjoba, masa ligjore dhe ndjekje penale të stafit menaxhues për shkak të rolit të saj në skemën ruse të pastrimit të parave në shumën prej 20 miliardë dollarëve.

Kjo bankë ka pranuar se ka shumë rrezik që autoritetet financiare të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe të ndërmarrin masa ndëshkuese kundër saj. Zyrtarët e saj gjithashtu kanë pohuar se ky skandal e ka dëmtuar reputacionin e saj ndërkombëtar. Ka gjasa që ky rast të shkaktojë tkurrje të numrit të klientëve, humbje të besimit të investitorëve dhe rënie të vlerës së bankës në tregun financiar.

Sipas një organizate vëzhguese, kriminelët rusë që janë të lidhur me Kremlinin dhe KGB-në e kanë përdorur këtë skemë nga viti 2010 deri në vitin 2014 për t’i transferuar paratë në sistemin financiar të Perëndimit. Hetuesit besojnë se sasia e parave që është përfshirë në këtë proces mund të jetë deri 80 miliardë dollarë, shkruan “The Guardian”.

Kompanitë simotra me bazë në Britani të Madhe i kanë dhënë shpesh hua njëra-tjetrës. Më pas, ato u thelluan në një borxh të madh fiktiv. Gjyqtarët e korruptuar të Moldavisë e legjitimuan këtë borxh, duke bërë që miliarda dollarë të transferohen në Moldavi dhe shtetet baltike përmes një banke në Letoni.

“Deutsche Bank” është përdorur si rrugë për t’i pastruar paratë përmes rrjetit të saj bankar. Në këtë mënyrë, pagesat ilegale ruse u dërguan në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe në Azi.

g.kosovari

Next Post
Braçe bën për “ujë të ftohtë” Berishën: Hymë në politikë prej dhunës tënde…

Vizat, Braçe: Nuk ka betejë të Holandës, por të Bashës kundër shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

Rëndohet situata tek Arrat e Gurrës, ARRSH: Po kryejmë rivlerësim gjeologjik, rrugët nga mund të kalojnë mjetet

February 24, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

A ka dështuar Reforma në Drejtësi?

February 24, 2026
Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

Meksika në ankth, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Mencho”

February 24, 2026
Protesta, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Në gatishmëri edhe forcat RENEA, kufizohet qarkullimi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

February 24, 2026

A do t’i shpëtojë “arrestit me burg”? Shqyrtohet sot ankimi i Veliajt në Apelin e GJKKO-së

February 24, 2026
Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

Franca ‘nxjerr jashtë loje’ ambasadorin amerikan, nuk mund të takohet me ministrat

February 24, 2026
Analisti Serwer: Kosova mund t’i thotë “JO” një marrëveshje të keqe që e përkrah ShBA-ja

“Gjykata Speciale një gabim i madh”, Serwer: Bordi i Paqes ide e keqe, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

February 24, 2026
Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

Sondazhi: Vizita e Ramës në Uashington rrëzoi teorinë ‘Ramaduro”

February 24, 2026
Qeveria zbulon skemën e ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të rrisin çmimet

Zbret tatimi për rivlerësimin e pronës! Si do të përfitoni deri më 31 dhjetor 2026

February 24, 2026
Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

Paradoksi shqiptar: Më pak popullsi, më shumë trafik…

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In