• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

20.000 njerëz në burgjet amerikane janë dënuar gabimisht

by Aalison Pearse Stevens
27/04/2016 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 20,000 njerëz në burgjet amerikane janë dënuar gabimisht. Një ndër 25 të pandehur të dënuar me vdekje, ka dalë më vonë i pafajshëm. Këto statistika tronditëse janë marrë nga Regjistri Kombëtar i Faljeve dhe Procedurave të Akademisë Kombëtare të Shkencave.

Statistikat e fundit nga Nisma e Politikave të Burgut tregojnë se më shumë se 2.4 milionë burra dhe gra janë pas hekurave në më shumë se 4,500 burgje të ndryshme, shifra më e lartë e të burgosurve në botë.

Njerezit me ngjyre janë të përfaqësuar në mënyrë të zhdrejtë në burgjet amerikane. Sipas Shoqatës Kombëtare për Avancimin e Popullsisë me Ngjyrë (NAACP) numri i afrikano-amerikanëve në burgje është gati 1 milionë.

Teknologjia ka zbuluar një numër personash të dënuar pa të drejtë, të cilët jo vetëm kanë vuajtur ose vuajnë dënime të gjata me burg, por edhe janë dënuar me vdekje për krime të kryera nga të tjerët.

Sistemi amerikan i Drejtësisë nuk ka frikë për t’u marrë me këtë problem dhe për të bërë diçka për ta zgjidhur. Prokurori i distriktit të Bruklinit,  Ken Thompson është shembulli më i qartë.

 

Modeli i Bruklinit

Në komunën e Bruklinit, të qytetit të Nju Jorkut, ekziston një program që prej vitit 2011 që merret me shqyrtimin e çështjeve të shumë prej atyre që kryejnë dënime me burgim të përjetshëm pasi janë gjetur fajtor për vrasje. Në vitin 2014, prokurori Thompson ngriti një Grup për Rishikimin e Dënimeve, që tani konsiderohet model për juridiksione të tjera për t’u përdorur.

Ndihmës prokurori Mark Hale, veteran për 33 vjet me zyrën e prokurorisë së Bruklinit, tani është shefi i Grupit për Rishikimin e Dënimeve. Ai i  tha Zërit të Amerikës se dënimet janë hequr për 19 persona, 18 burra dhe një grua. Disa prej tyre ishin të burgosur, disa e kishin kryer dënimin e tyre, në fakt, disa prej tyre kishin vdekur dhe dënimi iu hoq pas vdekjes.

 

 Pasojat shkatërruese të gabimeve

Derrick Hamilton, është një ish i dënuar i shpallur i pafajshëm. Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës ai tregon se gjatë kohës kur kryente dënimin ka paraqitur 10 kërkesa për heqjen e dënimit dhe çdo herë gjyqtari ka pranuar se kishte prova të mjaftueshme për të hequr dënimin, por përsëri e ka lënë në burg. “Njëzet e një vjet të jetës sime, thotë ai, i kam kaluar në burg”.

Hamilton ishte akuzuar për vrasjen e një personi në Bruklin në vitin 1991. Ai mbeti në burg edhe pasi dëshmitarja e vetme, e dashura e burrit të vrarë, e tërhoqi dëshminë e saj.

Derrick Hamilton falënderon prokurorin Thompson dhe zv/prokurorin  Hale për përpjekjet e tyre. Hamilton pohon ai u ngarkua me akuza të rreme nga detektivi që e arrestoi, të cilin ai e quan kriminel, sepse “nuk më bëri keq vetëm mua por edhe njerëzve të tjerë. Ai është një njeri që vuri interesat e tij mbi ato të shoqërisë. Ai nuk kishte respekt për rregullat. Ai kishte partnerë, të cilët e shikonin atë duke bërë pohime të rreme a fabrikim provash dhe nuk bënë asgjë për ta ndaluar”, thotë ai.

Detektivi i policisë së Nju Jorkut, përgjegjës për këtë rast, tani është në pension.

Profesori i ligjit në universitetin e Harvardit, Ronald Sullivan , thotë se prokurori Ken Thompson me të vërtetë ka filluar një lëvizje kombëtare. Ai shton se nisur nga të dhënat e prokurorisë së Bruklinit mbi pafajshmërinë e të dënuarve dhe mbi numrin e grupeve që rishqyrtojnë dënimet  në të gjithë vendin, Thomson me të vërtetë ka zgjuar kombin, thotë ai. Përgatiti VOA.

Next Post

Ronaldo ka një mesazh për fansat e Real Madridit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In