Franccesko Beketi do t’i shkaktojë të paktën 2 milionë euro shtetit shqiptar.
Teksa ekstradimi i tij nuk është kryer ende, megjithëse u tha në dhjetor, qeveria shqiptare nga ana tjetër ka lëvruar një fond prej 2 mln eurosh për të paguar një studio ligjore në arbitrazhin ndërkombëtar kundër biznesmenit italian.
Vendimi i qeverisë është marrë më 9 dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa vlera është më e larta e dhënë ndonjëherë.
Vendimi i qeverisë është publikuar ditën e djeshme në Fletoren Zyrtare, ku thuhet se ‘Këshilli i Ministrave vendosi autorizimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë nëpërmjet Avokaturës së Shtetit të lidh kontratë me firmën avokatore “Wragge Lawrence Graham & Co LLP”, e cila është përzgjedhur nga Avokatura e Shtetit përmes një procedure konkurrimi.
“Kjo studio ligjore do të përfaqësoje shtetin shqiptar në dy çështje në arbitrazh, atë të iniciuar nga persona fizike ose juridik dhe pjesëtarë të grupit Becheti”, thuhet në vendim.
Reketi kërkon 400 milionë euro dëmshpërblim nga shteti shqiptar. Shifra është tejet e lartë, çka do të dëmtonte jo pak financat publike të vendit. /Dita