Dita Ndërkombëtare e Kooperativave, 2 korriku, këtë vit ka si lajtmotiv temën, ‘Kooperativat, fuqia për një të ardhme të qëndrueshme” .
Në vitin 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në rezolutën 47/90 të 16 dhjetorit 1992, shpalli Ditën Ndërkombëtare të Kooperativave e cila kremtohet çdo vit, të shtunën e parë të korrikut. Qëllimi i kësaj dite është të sensibilizojë opinionin rural mbi rëndësinë dhe rolin e kooperimit në fuqinë e prodhimit dhe eficenën e bashkëpunimit.
Lëvizja kooperative përfaqëson një ndërthurje unike me një shtrirje globale, bazuar në kërkesat dhe nevojat e biznesit. Ajo luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë duke zgjeruar konceptin e pronësisë dhe duke i dhënë të gjithëve të drejtën për të pasur zë, si në organizatën e tyre, ashtu edhe në të gjithë shoqërinë.
Ne vendin tonë, në vitin 2012 Kuvendi miratoi ligjin për “Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, i cili ka nevojë për një sërë amendamentesh në mënyrë që të zbatohet me efikasitet./ATA/a.m.