Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë një njoftim të rëndësishëm këtë të premte në lidhje me motin e keq që pritet të përfshijë vendin tonë dhe ujërat tanë territorial gjatë 2 ditëve në vijijm. Me anë të një njoftimi Drejtoria e Përgjithshme Detare bën me dije se tre ditët e ardhshme pritet një përkeqësim i motit në det.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare në datat për dy ditët në vijim bregdeti ynë do të perfshihet nga erëra me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit do të shkojë 7 shkalla Boufort në det te hapur. Në njoftim i bëhet thirrje të gjithë subjekteve që operojnë në fushën e e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gadishmërisë së ekuipazhit në mjete.
“Drejtoria e Pergjithshme Detare njofton Lundertaret dhe pronaret e mjeteve detare, operatoret ne portet e RSH dhe hapesiren detare, qe diten, sotme dhe neser, me konkterisht ne datat 1, 2 dhe 3 shkurt 2019, bregdeti yne do te perfshihet nga erera me drejtim nga Jug-JugLindje dhe forca e detit 7 shkalla Boufort ne det te hapur. Ju lutemi te gjithe subjekteve qe operojne ne fushen e detarise te marrin masa per sigurimin e mjeteve ne porte dhe te rritet shkalla e gatishmerise se ekuipazhit ne mjete“, jofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.
/a.meta