• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2-3 Marsi i zi i ‘97 !Rizgjedhja e Berishës, djegia e “Koha Jonë”, gjendja e jashtëzakonshme

by Ben Andoni
03/03/2018 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Histeria politike shqiptare e 2-3 Marsit të vitit 1997 është e denjë për një skenar filmash kushtuar ngjarjeve të post-demokracisë në vendet e Lindjes. Sa më shumë largohemi në vite, aq më ogurzezë ngjan kjo kohë, kur kujton se arkitektët e saj janë ende të gjallë dhe protagonistë sërish të së keqes së madhe në vend. Për fat të keq, Sali Berisha, personazhi kryesor i atyre ditëve jo vetëm nuk ka kërkuar falje, nuk është dënuar apo demaskuar por është ricikluar në pozicionin më të madh të Ekzekutivit, derisa pesë vjet më parë u hodh poshtë me votën masive popullore…

Po kjo valë e madhe popullore, që kulmoi pas rënies së skemave piramidale mori përsipër të rrëzonte një nga regjimet më të zeza në historinë e vendit tonë. Flitet për mandatin e dytë të drejtuar nga PD-ja asokohe. Në gjendjen kaotike, ku u përfshi i gjithë vendi, më 2 mars të vitit 1997, Kuvendi shqiptar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ku përfshihej edhe ndalim qarkullimi nga orët e mbrëmjes deri në mëngjes. Shqipëria do të mbillej me viktima të pafajshme, por jo sa të bindnin Berishën dhe PD-në të jepnin dorëheqjen nga mandati i grabitur i vitit 1996. Në ditët që do të vijonin do të liroheshin të gjithë kategoritë e të burgosurve, kurse depove të ushtrisë iu grabit një arsenal i tërë me mbi 650.000 armë luftarake, që po pjellin viktima edhe sot e kësaj dite për çdo javë. Në të njëjtën ditë, Kuvendi shqiptar miratoi Ligjin për bashkimin e Shërbimit Sekret me Ministrinë e Brendshme, ku Kryetari famëkeq i SHIK-ut Bashkim Gazidede u emërua kryetar i operacionit për normalizimin e situatës. Ato pak zëra opozitarë që mëtonin të ishin në radhët e PD-së mbyllën gojën prej drurit direkt, që iu dha por edhe frikës së likuidimit prej dyshes së frikshme Berisha-Gazidede, kurse në terren filloi një terror i paparë.

Pak orë më vonë, më 3 Mars, në një nga faqet më të turpshme të parlamentit shqiptar, me votat e maxhorancës fiktive, Berisha u rizgjodh si president me rreth 104 vota. Shpura e tij nuk u mjaftua me terrorin, por tashmë iu derdh edhe gazetarëve të huaj, që po ndiqnin prej ditësh situatën shqiptare. Vite më vonë, një nga protagonistët e këtij linçimi, bodigardi i Berishës, Izet Haxhia do ta tregojë me detaje për publikun këtë shtazëri dhe sesi festonin me bekimin e ish-presidentit duke shkrepur armë dhe duke demonstruar forcën, pa ditur se i kishin dhënë shtetit shqiptar një nga vulat më të turpshme të ekzistencës 105 viteve.

Dhe, kjo ishte më i e pakta. Pak orë më parë, në orët e para të 3 Marsit, njerëz që janë identifikuar, por që kurrë nuk janë dënuar dogjën redaksinë e gazetës “Koha Jonë”. Ndoshta, është përcaktuar më të drejtë në historinë e medias shqiptare se kjo mbetet ngjarja më e hidhur dhe e paprecedentë në ekzistencën e shtypit të shkruar. Gazeta “Koha jonë” e asaj kohe do të mbahet mënd për demaskimin e hapur të Berishës dhe pushtetit të tij të hajnisë, policëve të korruptuar, arrestimeve të pasens, por edhe shantazheve të përditshme të mostrave, që polli pushteti i asaj kohe.  Titulli i madh për gazetën e datës 3 mars 1997 ishte: “Berisha, duart me gjak!”  dhe realisht ish-presidenti famëkeq e tregoi metaforën se nuk vlente, pasi këtë herë duart e tij ishin shtrirë realisht si metastaza mbi të gjithë demokracinë e dobët shqiptare.

Në ditët tonë, shumë panegjirikë po mundohen t’i riciklojnë këto figura, mbi të gjitha Berishën, por 2-3 Marsi i vitit 1997 do të mbetet i paharruar, për ata që nuk e kujtojnë ose bëjnë sikur i kanë harruar se me sa vështirësi është rivendosur demokracia në ditët tona. Njerëz mos e harroni historinë, sepse dënimi i saj është i llahtarshëm! Paçka se mund të përjetësohet shumë bukur në filmat e të ardhmes. (Javanews)

Next Post
Bill Gates i përvishet keq Bitcoin: Mbaheni larg nga njerëzit

Bill Gates i përvishet keq Bitcoin: Mbaheni larg nga njerëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

Gjykata e Lartë riorganizon shqyrtimin e dosjes “Tahiri”, ndryshim në trupën gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm

January 9, 2026
Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

Ndërron jetë ish-ministri i Financave të Kosovës

January 9, 2026
Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

Babai i Selin e konsideroi “pervers dhe zhigolo”/ Roland Hysi i del në mbrojtje mikut të tij: Askush nuk mund të hedhë baltë ndaj Mirit

January 9, 2026
“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

“Terr” në qarkun e Elbasanit si pasojë e motit të keq/ Mbi 1 mijë familje pa energji elektrike

January 9, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Pas tryezës me përfaqësues të opozitës e shoqërisë civile/ Nesër PD mbledh kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare

January 9, 2026
Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

Bashkia Durrës ngre alarmin pas përmbytjeve, apel qytetarëve: Priten erëra të forta, shmangni daljet e panevojshme

January 9, 2026
Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

Machado propozon ndarjen e çmimit Nobel me Trump, komiteti norvegjez: Nuk është e mundur

January 9, 2026
FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

FOTO-Ky është autori i arrestuar i grabitjes së supermarketit në Tiranë, hyri i maskuar dhe me thikë në dorë dhe..

January 9, 2026
‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

‘’Trump mund të sjellë ushtrinë në Kolumbi!” Petro: SHBA si perandori, forcat e migracionit si brigadë naziste

January 9, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Pema e qershisë në Burgun e Burrelit dhe Delta Force

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In