• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i Borin Shehut, shpallur nga UEFA si tifozi më i mirë i kombëtares

by Aalison Pearse Stevens
21/06/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Surpriza e ndeshjes Rumani-Shqipëri ishte Borin Shehu, djali nga Tirana që fitoi çmimin e UEFA-s, si tifozi më i mirë i Kombëtares. Borin rrëfen për dritare.net, për idenë e realizimit të shqiponjës dhe emocionet e fitores. Por ai ka një surprizë tjetër nëse Shqipëria kualifikohet.

Dritare.net- Çfarë bën Borin, cila është jeta jote?

Unë jam student për produksione audiovizuale. E ndaj kohën ndërmjet Francës, Luksemburgut dhe Shqipërisë.

Dritare.net- Je tifoz i zjarrtë i Kombëtares, ke parë çdo ndeshje të saj?

I ndjek rregullisht ndeshjet e Shqipërisë, jo gjithmonë në stadium. Përpara ndeshjes me Rumaninë, ndoqa në stadium miqësoren kundër Luksemburgut ku fituam.

Dritare.net- Si të lindi ideja e realizimit të një shqiponje të tillë, ku e more spunton dhe pse e realizove në këtë ndeshje?

Ideja lindi gjatë zhvillimit të një filmi të zhanrit fantazi. Kisha dëshirë që histori të ishte shqiponja dykrerëshe dhe mendova se do ish bukur të kishte një shqiponjë në një ndeshje të kombëtares. Ne kemi një flamur shumë të bukur dhe domethënës mbi historinë tonë. Kostumin e realizova për ndeshjen me Francën por nuk munda të ikja në Marseille por e pashë ndeshjen me kostumin e vënë në sheshin ku ndiqej kampionati në Luksemburg.

Dritare.net- Sa kohë tu desh për ta realizuar?

Për ta realizuar mu desh pothuaj një ditë e plotë.

Dritare.net- Si u prit nga tifozët përreth kur të panë, cilat qenë komentet?

Tifozët e pritën shumë mirë kostumin. Ishin shumë të kënaqur nga angazhimi im dhe disa kërkonin të bënim foto bashkë. Ndër to kishte dhe tifozë të Rumanisë që kërkonin foto dhe më përgëzonin për punën e kryer.

Dritare.net- Si u përzgjodhe nga UEFA dhe si u ndjeve kur more çmimin?

Duke hyrë në stadium më panë dhe më propozuan një foto pasi më shpjeguan që kostumi ose më i mirë e origjinal do të afishohej në ekranin e stadiumit, dhe do të merrte titullin tifozi i ndeshjes. U gëzova kur e pashë megjithatë gëzimi i fitores së Kombëtares i tejkalonte të tjerat.

Dritare.net- Je i lumtur me Kombëtaren dhe fitoren e saj, çfarë pret të ndodhë më pas? Nëse Shqipëria vazhdon të luajë do sjellësh diçka të re?

Jam shumë i lumtur me Kombëtaren. Ekipi është fantastik dhe japin gjithmonë më të mirën dhe trajneri De Biasi vazhdon ta rrisë nivelin e arritjeve së Kombëtares. Jam shumë i lumtur dhe me tifozët që treguan një Shqipëri të mrekullueshme. Nëse kualifikohemi kostumi do jetë i ribërë në një mënyrë të re.Kam disa ide për disa efekte speciale për ta bërë akoma më të denjë për Kombëtaren tonë.

Dritare.net- Një urim për kuqezinjtë…

Urime të gjithëve për fitoren./dritare.net

ma.me

 

borin Shehu

Borin Sh

 

borin3

 

borin1

Next Post

Petro Koçi: Kur hidheshin themelet e Partisë Socialiste

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

SHIFRAT / Nafta bie me 16,5% në bursa, në Shqipëri me vetëm 1,8%

April 8, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Nafta u ul me 4 lekë, Braçe: Si ka mundësi që ka më shumë trafik me karburant më të shtrenjtë?!

April 8, 2026
Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

Trump kërcënon me tarifa 50% vendet që furnizojnë Iranin me armë. Garda Revolucionare paralajmëron: “Duart në këmbëz”…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In