• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Optimizmi i Edvin Muratit: Një pikë me Zvicrën na lehtëson kualifikimin

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ai ka luajtur për disa sezone në kampionatin francez të futbollit, është i martuar me një franceze, jeton në Francë dhe atje do të realizojë ëndrrën që të shohë kombëtaren e tij të luajë në finalet e një turneu të madh.

Edvin Murati ruan ende kujtime të freskëta te tifozët kuqezi të golave emocionues me të majtën e hidhur në ndeshje vendimtare, ndërsa në një rrëfim të fundit të tijin tregon se ka përjetuar po aq emocione në momentet kur mësoi se Shqipëria u kualifikua për në Euro 2016.

“Kualifikimi i Shqipërisë për në Francë ishte një surprizë shumë e madhe, sepse është hera e parë. Në Francë njohin vetëm Lorik Canën dhe jo të tjerët, duke parë lojtarët që e kualifikuan kombëtaren, por gjithçka është pritur me zemërgjerësi. Shumë miq të mi ishin shumë të kënaqur, teksa kam pasur shumë email apo sms inkurajuese për ekipin kombëtar”, thotë Murati.

Edvin Murati ka luajtur më parë me ekipe të tilla si Paris SG, Chateauroux, Fortuna Dusseldorf, Lilles apo Iraklis, por ëndrra e tij do të kishte qenë një kualifikim në një kompeticion madhor me kombëtaren shqiptare, diçka të cilën ish-mesfushori e kalon mes batutave.

“Thonë që murit me kokë nuk i bihet, por ja që nuk e pata fatin. Megjithëse ëndërrova shumë, por kështu e ka jeta dhe karriera e një futbollisti. Gjithsesi jam shumë i kënaqur për djemtë e tjerë që e kualifikuan kombëtaren tonë në Europian. Për mua është një krenari e veçantë, duke qenë se jetoj prej 20 vitesh në Francë. Jam shumë krenar për ekipin tonë kombëtar, por edhe për të gjithë Shqipërinë”, thekson më tej ish-futbollisti me numrin 7 mbi shpinë.

40-vjeçari, i cili është aktivizuar në 42 ndeshje me fanellën kuqezi, pret diçka të bukur nga faza e grupeve në Euro 2016, një skenar jo i pamundur për Edvin Muratin.

“E kemi treguar se forca jonë është loja në grup. Kualifikimi është i mundshëm, sepse sipas rregullores së re mjafton një fitore dhe mund ta realizojmë këtë ëndërr. Ndeshja e parë me Zvicrën është shumë e rëndësishme, e me një barazim në këtë ndeshje do ta kemi më të lehtë rrugëtimin më pas. Ndeshja me Francën do të jetë e vështirë, por kemi edhe Rumaninë në fund. Gjithsesi, ndeshja e parë është shumë e rëndësishme”, deklaron Murati.

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup të Europianit së bashku me Francën organizatore, Zvicrën dhe Rumaninë.

TCH/d.i.

Next Post

Rihanna, pa kokë në Berlin (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In