• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

192 mjekë dhe infermierë, Ministria e Shëndetësisë shpall vendet e lira

by Java News
23/11/2015 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur 192 vende vakante për mjekë dhe infermierë, të shpërndara nëpër qendra shëndetësore në Qarkun e Korçës, Shkodrës dhe Elbasanit. Bëhet fjalë për mjekët të përgjithshëm, mjekë specialistë dhe infermierë. Duke iu referuar kësaj liste, në qarkun e Korçës kërkohen 76 mjekë dhe infermierë, në qendrat shëndetësore të rrethit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Në qarkun e Elbasanit kërkohen 38 mjekë e infermierë për Librazhdin, Gramshin, Peqinin dhe Elbasanin. Ndërkohë që për qarkun e Shkodrës në total kërkohen 79 mjekë dhe infermierë.

Ndër pozicionet e shpallura vakante ka edhe drejtorë, ndërsa sa u takon specialiteteve, në pjesën dërmuese janë pediatrit dhe obstetërgjinekologët. Sipas MSH­së, kandidatët e interesuar për këto vende pune duhet të kenë mbaruar studimet e larta universitare në një fakultet me program të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ndërsa për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit, diploma e tyre duhet të jetë e njohur nga MAS. Dorëzimi i dokumenteve (shih tabelën bashkëngjitur shkrimit) për qarkun e Elbasanit dhe Shkodrës bëhet çdo ditë nga ora 12:00 deri në orën 14:00 deri më datë 25 nëntor 2015, në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që për qarkun e Korçës afati përfundimtar është 30 nëntori.

Ndërkaq, Gazeta Shqiptare shkruan se sipas urdhrit me numër 87, të ministrit Ilir Beqaj, vlerësimi total për mjekët e përgjithshëm është 80 pikë, ndërsa për mjekët e specialiteteve është 100 pikë. Këto pikë mund të grumbullohen nga nota mesatare, njohja e gjuhëve të huaja, grada shkencore, eksperienca në profesion, si dhe diploma e dëshmi të tjera kualifikimesh profesionale me afat mbi 2 javë. Ndërkohë që sa u takon kritereve të vlerësimit për personelin infermieror në qendrat shëndetësore, urdhri saktëson po të njëjtat kritere, por vlerësimi maksimal në këtë rast është 70 pikë.

Next Post

Kanada, nëntori shpallet muaji i trashëgimisë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In