• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Varret e ushtarëve grekë, qeveria komuniste: Janë 2200, merrini në Greqi

by Aalison Pearse Stevens
05/06/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveritë shqiptare gjithnjë kanë qënë të gatshme për të evidentuar në mënyrë reale varret e ushtarëve të rënë grekë në territorin shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, por që lufta e shifrave ka qënë prezente në përplasjet me qeveritë greke të radhës.

Evidentimi i tyre është bërë në periudhën komuniste të regjimit të Enver Hoxhës, por në ndryshim nga sa diskutohet ditët e sotme, qëndrimi i qeverisë së asaj kohe ka qënë i prerë: Vlerësojmë luftën e popullit grek, të rënët në këtë luftë qoftë dhe në territorin shqiptar të pushtuar, por eshtrat e tyre duhet të prehen në atdhe.

Problemi qëndron te numri i ishtarëve grekë, ku pala greke pretendon nga 11 mijë deri në 12 mijë ushtarë të rënë, ndërsa pala shqiptare në vitin 1985 vlerësoi përfundimisht se bëhej fjalë për 2250 varre të grekëve të rënë në Shqipëri, duke i nxjerrë madje dhe sipas qyteteve dhe fshatrave me statistikë të qartë. Kështu, në të gjitha rastet Lufta e II-te Botërore dhe fronti i Shqipërisë për Greqinë mbart dhe një element tepër të rëndësishëm që lidhet me të rënët grekë në territorin shqiptar në lufte kundër Italisë dhe Shqipërisë.

Respekti ndaj të rënëve grekë në Luftën e II-të Botërorë në Shqipëri është subjekt i Marrëveshjes ndërqeveritare së arritur mes dy Ministrive të Mbrojtjes në 9 shkurt 2009 “Mbi kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve grekë të rënë në lufte në Shqipëri gjate luftës greko-italiane te vitit 1940-1941 dhe ndërtimin e vendprehjes për ta ne territorin e Republikës se Shqipërisë”.

Ne këtë marrëveshje parashikohet ndërtimi i dy varrezave monumentale ne Këlcyrë te Përmetit dhe Bularat te Gjirokastrës për vendprehjen e ushtarëve greke te rene. Ky dokument për Greqinë është dëshmi e konsistencës për te dëshmuar ekzistencën e gjate te se shkuarës greke ne jugun e Shqipërisë dhe qe nëpërmjet simbolikes te evidentohet sakrifica e te rënëve me rrënjët historike.

Filloi më 1973

Kërkesa greke për ndërtimin e vendprehjes për te rënët ne Shqipëri, është me e hershme dhe daton qe ne vitin 1973, por Tirana e atyre viteve, i qëndroi me shume rezistencë idesë se mos ndërtimit te vendprehjes brenda territorit shqiptar. Pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, pala greke u interesua menjëherë dhe vazhdimisht për eshtrat e ushtareve greke te vrare ne Shqipëri, gjate luftës italo-greke. Kërkesa ne fillim ishte vetëm për gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene ne token shqiptare. Me 28.8.1973 ambasadori grek ne Tirane ne një takim pune ne MPJ shqiptare kërkoi ngritjen e një varreze ne kujtim te ushtareve greke te rene ne token shqiptare.

Kjo kërkesë u përsërit serish ne vitin 1975, duke kërkuar qe varreza te ngrihej ne vendin qe kishte numrin me te madh te te vrarëve. Ne vitin 1976, kërkesa greke ndaj Shqipërisë, evoluoi ne ngritjen e disa varrezave ne kujtim te ushtareve te rene, dhe ne vitin 1977 u artikulua për here te pare nga Athina, shifra e 12.000 ushtarëve greke te rënë, për te cilët Greqia kishte detyrimin qe tu ngrinte varrezat ne kujtim te tyre dhe ne nderim te te afërmve te tyre ne Greqi. Ndërkohë pala shqiptare kishte konfirmuar deri ne këtë kohe 691 varre ushtaresh greke ne territorin shqiptar. Kërkesa e palës greke u përsërit edhe ne vitet 1978 dhe 1982.

Qeveria e Hoxhës: Të prehen në Greqi

Qëndrimi i palës shqiptare ne te gjitha këto raste ka qene se: Shqipëria nuk e ka për praktike ngritjen e varrezave ne territorin shqiptar, për ushtaret e ushtrive te huaja. Por pala shqiptare ka shprehur gjithnjë gatishmërinë qe te ndihmonte palën greke për gjetjen dhe transferimin e tyre ne Greqi. Ne vitin 1984 me porosi te udhëheqjes se kohës ne Tirane, u hartua një Program Pune për gjetjen dhe dorëzimin e eshtrave te ushtareve greke te rene ne Shqipëri gjate luftës italo-greke 1940-1941.

Objekti i punës ishte te verifikohet konkretisht numri 12.000 mije ushtare i palës greke, si dhe te merreshin masa për t’i dorëzuar eshtrat qe do te gjendeshin. Shqipëria angazhoi 7 institucione ne këtë Program Pune, si dhe kryetaret e rretheve Përmet, Tepelene, Sarandë, Gjirokastër, Vlore, Pogradec, Korçë, Skrapar, Kolonje dhe Berat. Gjatë vizitës se Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Shqipëri ne vitin 1984, ai  u shpreh se: “qeveria greke ishte e shqetësuar për këtë çështje dhe ishin te mendimit qe ato eshtra qe mund te gjendeshin te grumbulloheshin, te niseshin ne Greqi dhe ne territorin grek te ngrihej një varreze e përbashkët për ta”. Papulias premtoi se do te dërgonte te dhëna për gjetjen e tyre nga Instituti i Ushtrisë greke, por nga Athina nuk u dërguan këto te dhëna.

Me shkresën e saj 8.11.1985, Ministria e Ekonomisë Komunale njofton se ishin gjetur gjithsej ne territorin e Shqipërisë, 2250 varre ushtaresh grek, dhe ne vijim kjo Ministri kishte hartuar planshetet për çdo varr, me qellim qe grumbullimi i eshtrave te behej me lehtësi. Ju kërkua palës greke te bënte gati procedurat për tërheqjen e tyre. Heshtja e palës greke u konceptua nga Tirana si e ngarkuar politikisht. Athina kërkoi qe varreza te ngrihej ne Shqipëri. Por kjo kërkese, ne vlerësimin e MPJ shqiptare, vinte si objektiv i palës greke, qe te përjetësonte çlirimin e te ashtuquajturit Vorio-Epir dhe ta përkujtojnë atë duke organizuar pelegrinazhe ne këto varreza.

Ndaj pala shqiptare ne vijim, këmbëngul ne dhënien e eshtrave te gjetura Greqisë, por i njëjti qëndrim i te dy palëve vazhdon edhe ne vitin 1986. Kjo çështje u hap edhe ne bisedimet e zhvilluara midis Ministrit te Punëve te Jashtme te Shqipërisë Reiz Malile dhe Ministrit te Punëve te Jashtme te Greqisë Karolos Papulias ne Tirane ne 17.11.1987. Papulias hodhi idenë për ngritjen e një komisioni te përbashkët qe te diskutohej çfarë mund te behej ne lidhje me eshtrat e te rënëve greke ne Shqipëri. Ministri i Jashtëm shqiptar Reiz Malile u përgjigj “ Ushtaret e popullit tuaj te rene ne luftën kundër fashizmit ne i respektojmë, ashtu sikurse respektojmë ushtaret tanë, qe kane rene ne luftën kundër fashizmit, ne luftën e përbashkët kundër te njëjtit armik. Ne jemi plotësisht dakord qe te shohim mundësitë praktike qe eshtrat e tyre te vene ne atdheun e tyre kur te shihet e arsyeshme nga ana e juaj. Jemi te gatshëm te bashkëpunojmë për gjetjen e tyre dhe kjo pune te kryhet me respektin me te madh”.

Te dhënat e para nga pala greke për ushtaret e rene mbërrijnë ne Tirane ne vitin 1989, por një vit me vone palat kane te njëjtat qëndrime. Pala greke kërkon ngritjen e një përmendoreje ne Shqipëri ne një zone qe dëshironte pala shqiptare, por kjo e fundit u shpreh se nuk e ka ne praktiken te saj ndërtimin e varrezave për ushtaret e ushtrive te haja brenda territorit te saj.

Përmbledhje e proces-verbaleve që vinin më 1985 nga zonat ku ishin gjetur varret e ushtarëve greke

Varret jane ndertuar nga italianet, pasi jane shpronesuar tokat kundrejt shperblimit tek fshataret. Nderprerja e gjate e komunikimit me qeverine greke, beri qe te kalonte shume kohe e ne terren te beheshin nderhyrje per nevoja te ndryshme. Ne vvitin 1985 jemi 44 vite  me pas nga lufta italo-greke 1940-1941.

Varret e ushtarëve grekë sipas zonave të evidentuara përfundimisht më 1985

Gjirokaster

Qyteti Gjirakaster 2 varre

Fshatin Dervican 2 varre.

Fshatin Sopik 3 varre

Fshati Vodhino 4 varre

Fshati Jergucat 2 varre

Fshati Dhuvjan 1 varr

Fshati Kakavie 8 varre

Fshati Drite 8 varre

Fshati Kolonje 10 varre

Fshati Koncke 1 varr

Fshati Zhej 6 varre

Fshati Labove e Vogel  4 varre

Fshati  Çatiste 2 varre

Fshati Gline 11 varre

Fshati Zervat 1 varr

Fshati Labove e Poshtme  1 varr

Fshati Vaniste 2 varre

Fshati Gjat 2 varre

Fshati Grapsh  17 varre

Fshati Bularat 47 varre

Fshati Picar  1 varr

Skrapar

Fshati Kulmak-Ujanik   16 varre

Korçe

Fshati  Sovjan 9 varre

Fshati Dushar 3 varre

Fshati Trebiske 1 varr

Qyteti Korce 1 varr

Erseke

Fshati Borove 2 varre

Fshati Kagjinas 2 varre

Selenice e Pishes 1 varr

Kaltanj 1 varr

Furrat e Gelqeres Borove 2 varre

Kolonjë

Fshati Kaltanj   1 varr

Selenice e Pishes 1 varr

Permet

Qyteti I Permetit 802 varre

Fshati Kutal 25 varre

Qyteti Kelcyre 56 varre

Fshati Psar 2 varre

Fshati Komarak 3 varre

Pogradec

Fshati Remej 17 varre

Varret e Grekut ( Qafa e Lipoves) 41 varre

Leshnice 17 varre

Dardhas 2 varre

Guri I Velgoves 1 varr

Osnat 3 varre

Nice 2 varre

Qyteti I Pogradecit 10 varre

Sarande

Fshati Muzine  1 varr

Dhrovanje  2 varre

Qyteti Delvine 38 varre

Nivice 3 varre

Tepelene

Dragoti  674 varre

Vlora

Fshati Kuç 2 varre

Himare (fshat Vanova e Zamarit) 6 varre

Himare ( fshat-Kumano) 1 varr

Himare ( fshat-kisha e Shen Thanasit)1 varr

Himare (qytet) 6 varre

Himare ( Llaman) 3 varre

Vuno (Shengjergj) 3 varre

Vuno (gropa e kishes) 6 varre

Kallarat 1 varr

Vranisht 8 varre

Mali i Skutaras  6 varre

Bolene 22 varre

Tema/d.i.

Next Post

“Mos parko këtu”, kërcënim me Kallashnikov në mes të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In