• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takim me fermerët, Basha “anulon” NIPT-in dhe koncesionet korruptive

by Java News
22/05/2016 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncesionet e dhëna për toka bujqësore në zona të ndryshme të vendit do të anulohen dhe toka do tu jepet me prioritet fermerëve të zonave ku ndodhen këto toka. Kjo është deklaruar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në bashkëbisedim me fermer të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk.

Fermer: Ne kemi shqetësim sepse qeveria aktuale na ka grabitur tokën.

Basha: Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës.

Fermer: S’ka turp ai? Nafta është 800 lekë /litri në Maqedoni, 1500 lekë /litri në Shqipëri. Turp, ai të mbytet. Ç’të rrojë Rama, kot që rron! S’e sheh ai, s’e dëgjon çfarë bëhet.

Fermerët u ankuan se qeveria nuk ka dhënë asnjë subvencion dhe asnjë ndihmë për ta. Madje u ankuan se dhe për të shitur dy arka me qershi u kërkojne NIPT-in.

Fermer: Ne nuk kemi marrë ndonjë ndihmesë nga qeveria.

Basha: Ndihmesë?! Jo lekë që nuk të jep Edi Rama, po ti kokën andej ai të fut dorën të merr edhe atë që ke në xhep.

Basha: Vitin tonë të parë në qeverinë e ardhshme do të ketë 100 milionë dollarë subvencione për 200 mijë familje fermerë në të gjithë Shqipërinë. Që do të thotë se do të shkojë paraja siç bëhet ujitja me pikim ashtu do të vijë subvencioni edhe në çdo familje fermere. Nuk do t’iu kërkojnë as NIPT, as sigurime. Mbajeni mend këto që ua them, se sot ua them si kryetar opozite nesër do të vij të ballafaqohem me ju si Kryeministër me këto që iu them. Paratë ekzistojnë por në vend që të vijnë tek ju shpërdorohen nga një grusht qeveritarësh në Tiranë.

Fermer: Ato qershitë që i bëra, ai më thotë nxjerr NIPT që ti shesësh. Ore tre arka qershi kam unë, çtë nxjerr NIPT unë?!

Basha: NIPT për fermerët s’ka për të patur. Fermeri ka kartën e identitetit si çdo qytetar, ka numrin e identitetit, ai shënohet në arkë, shënohet në faturë, ai shënohet për të marrë subvencionin, ai shënohet për të marrë rimbursimin. E keni ju numrin e identifikimit s’ka nevojë për NIPT.

Subvencionet janë parashikuar edhe për peshkatarët. Sipas përllogaritjeve 2.8 milionë euro është kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar bazën materiale, para që sot përfundojnë në një muaj në xhepat e oligarkëve. Shkatërrimi që u bë infrastrukturës së peshkatarëve ishte një tjetër shqetësim i peshkatarëve.

Banor: As gjermani nuk vinte ashtu me snajper, prishën e bënë. Unë kisha një ndërtesë por nuk morëm as lekë, as asgjë.

Peshkatar: Ju me të ardhur në pushtet duhet të na premtoni, të na e bëni jo vetëm për ne sepse ky nuk është vetëm liqeni jonë është edhe i juaji, i gjithë Shqipërisë.

Basha: Do të ketë një skemë investimi dhe një skemë mbështetje. Rrjetat, kombinoshet, grepat do të jenë 100 për qind të rimbursuara nga shteti. Sa i kushton shtetit kjo, se e kemi bërë llogarinë ne? 2.8 milionë euro. 2.8 milionë euro i merr për një javë Koço Kokëdhima me një dorë.

Fermer: Do ta japin votën ty e kanë 100%, se varfëria ka shkuar ku smban më. Ishin diku 250 të punësuar në liqenin e Pogradecit. Tani ikën ata, s’janë më.

Basha u takua dhe me banorët të fshatit Beragozhdë ku pak muaj më parë 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi. Ndonëse të paaftë për punë ata nuk kane perfituar asnjë ndihmë as financiare dhe as në medikamente. Zoti Basha ka premtuar se qeveria e drejtuar prej tij përmes një vendimi të posaçëm qeverie do tu japë KEMP të lënduarve.

Basha: Çfarë kemi në dorë si opozitë do ta bëjmë. Por po ju them nguliteni në mendjen nuk do t’ju lëmë vetëm. Edhe po s’e dhanë këta, ne do ta bëjmë me vendim të posaçëm qeverie KEMP-in për të gjithë të lënduarit e aksidentit të Beragozhdës.

Takimi me të rinjtë

Një takim të veçantë Basha zhvilloi edhe me të rinjtë e Pogradecit. Garantimi i votës së lirë është deklaruar nga Lulzim Basha si beteja më e rëndësishme e Partisë Demokratike dhe Shqipërisë. E ka nisur me partinë që drejton duke zgjedhur drejtuesit e Forumit Rinor me votë e do ta vazhdojë edhe në përzgjedhjen e 49 kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Basha: Përgjegjësia që ju jepet nuk është e lehtë është e vështirë. Veçanërisht me një shoqëri që nuk është e mësuar me votën e lirë. Por ju jeni mësuar me votën e lirë. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e forumit pas një debati primar. Me votë të lirë zgjodhët kryetarin e degës së forumit dhe me votë të lirë jam i sigurt që Partisë Demokratike dhe mbi të gjitha Shqipërisë do ti ofroni të rinjtë dhe të rejat më dinjitozë që do të jenë deputetë të ardhshëm në Kuvendin e Shqipërisë.

BW/d.i.

Next Post

Në kafazin e luanëve për vetëvrasje, rojet vrasin dy kafshë për ta shpëtuar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In