• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

by Ylli Pata
04/03/2026 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Shqipëria është vendi që ka pranuar strehimin e një grupi të madh dizidentësh politik të regjimit Iranian, të cilët jetojnë në një kompleks banesash të ndërtuar me lekët e veta, pranë qytezës së Manzës.

Ata janë burra dhe gra të angazhuar politikisht në opozitë me regjimin e ajatollahëve të Iranit, që në fillimin e viteve 80 të shekullit të shkuar.

Kundërshtarë të regjimit monarkik të Shahut, marksistë ideologjikisht por edhe revolucionarë, “Muxhahidinët e Popullit” u kthyen në delen e zezë t ëish-mbretit. i cili i burgosi, e luftoi me grupet e majta iraniane, të cilët në fund të viteve 60 nuk ishin një lëvizje aq e qetë.

Madje kanë rrëmbyer edhe armët për të luftuar regjimin e Muhamet Riza Palavit. Me të cilin u përplasën keqas, sa i krijoi problem kësaj organizate, që u shpall si grup terrorist edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Muxhahidinët e Popullit, ishin ndër të parët që dolën në protesta popullore për rrëzimin e mnarkisë, e përkahën grupet reigjioze që drejtoheshin nga kleriku në mërgim Ruhollah Khomeini, i cili ishte me azil politik në Francë.

Furia popullore në vitin 1979 bëri që Palavi t’ja mbathë nga sytë këmbët dhe u strehua në SHBA. Me vete mori në sasi të madhe parash dhe ari, i cili u vendos në bankat amerikane.

Në krye të Iranit u vendos Khomeini, që e quajti veten Ajatollah dhe vendosi një regjim teokrtik, ku vetë ishte lider suprem, kryekomandant i ushtrisë, i shtetit, gjyqësorit, Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit dhe kryeredaktor i Gazetave, si dhe kryeimami jo vetëm i iranianëve, por i të gjithë muslimanëve të ritit shiit në të gjithë botën.

Muxhaidinët laikë u shpallën menjëherë armiq, edhe pse ishin ata që nxorën popullin dhe rininë e Teheranit dhe qyteteve kryesore në protestat e mëdha kundër shahut. Drejtuesit e MEK vareshin në vinça publikë në sheshet e rrugët e Teheranit, njësoj si besnikët e Shahut, “agjentët” dhe “tradhëtarët”.

Një pjesë e muxhahidinëve, pas nisjes së persekutimeve u arratisën në rrigë tokësore në Irak. Sadam Hyseini i dha strehim politik. Me shpërthimin e luftës Iran-Irak, regjimi i ajatollahëve akuzoi muxhahidinët se luftuan kundër vendit të tyre. Por akuzat ishin më shumë politike e publike, ngaqë nuk kishte ndonjë provë në përfshirjen e MEK në këtë luftë.

Gjithsesi, akuzat vijuan edhe pas përfundimit të luftës në lidhje me veprimtari spinazhi kundër regjimit Iranian. Në Irak, muxhahidinët u vendosën në të ashtuquajtur kampi Ashraf, një kompleks godinash pranë Bagdadit.

Me rrëzimin e Sadam Hyseinit, pas vitit 2003, muxhahidinët përjetojnë një persekutim të dytë. Në Irakun post-Sadam, vijnë në pushtet shiitët proiranianë, të cilët u sollën ndaj MEK në mënyrë çnjerëzore.

Torturimin e tyre e mori në dorë famëkeqi general Kasem Sulemani, i cili drejtonte brigadën Quds të Gardës Revolucionare. Në fillim instaloi ambifikatorë dhe altoparlantë gjigandë jashtë mureve të kampit, ku 24 orë në 7 ditë transmentonte kërcënime patetike se do të varen të gjithë armiqtë e revolucionit.

Më pas nisën bombardimet me raketa: ku më 1 shtator 2013 u vranë 52 pjesëtarë të opozitës iraniane.

Autoritetet irakene thanë se raketa kishte ardhur nga “drejtime të paditura”, por muxhahidinët akuzuan presidentin proiranian Nuri Al Maliki, që e koonsideronin si kukull të ajatullahëve.

Gjatë qëndrimit të tyre në Irak, pas administrimit të SHBA—së, muxhahidinët afruan marrëdhëniet me qeverinë amerikane, sa kjo e fundit hoqi organizatën nga lista e zezë.

Bashkëpunimi qe aq i ngushtë, sa një grup prej opozitarëve, pjesa më e madhe e të cilëve anë të diplomuar në universitetet më të mira iraniane, kryesisht në inxhinieri nukleare apo elektronike, arritën të zbulonin programin bërthamor nga regjimi i ajatollahëve.

Kjo marrëdhënie bëri që SHBA të kërkojë një strehim të sigurtë për muxhahidinët. Kërkonin në vend aleat, por që nuk ka marrëdhënie të afërta tregtare dhe ekonomike me Iranin e aleatët e saj, Rusinë e Kinën.

U gjet Shqipëria. Në atë kohë Sali Berisha, që ishte kryeministër i Shqipërisë prani vetëm një numër të kufizuar 500 persona. Kur në qeveri erdhi Edi Rama, pranoi që të strehojë të gjithë opozitën iraniane në Shqipëri. E cila në fillim u vendos pranë City Park, e më pas në Manzë.

Inagurimi i ardhjes së të gjithë anëtarëve të MEK e ka bërë vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry. Ndërkohë, në mjediset e Ashrafit 3, siç quhet kompleksi i Manzës kanë ardhur figura të lata të politikës amerikane, nga Mike Pompeo te John Blton, Nency Pelosi e shumë shumë të tjerë. Gjithashtu, muxhahidinët i përkrahin figura shumë të njohura të politikës europiane, kryesisht parlamentarë e diplomatë të njohur, natyrisht të tërhequr nga detyra.

Në Manzë kanë shkuar shpesh për të ngrënë ashure dhe akullore iraniane edhe Pandeli Majko, Sali Berisha e Fatmir Mediu. Të cilët, fjalimet pro opozitës iraniane e kanë përdorur si një afilacion proamerikan, që të duken mirë në sy të VIP-ave të ardhur nga përtej atlantikut.

Muxhahidinët, janë një organizatë që vepron në kushtet e një kornspiracioni permanent. Sidomos kur në Tiranë ndodhej ambasada iraniane, ata janë ndjekur non stop nga shërbimi inteligjent i Gardës Revolucionare. i cili ka përdorur operacione të vërteta e të fuqishme sulmesh diversive. Duke sjellë personazhet të dyshimta e problematikë që përdornin mediat shqiptaret për t’I sulmuar.

Në median shqiptare u hapën narracione se muxhahidinët janë si sekt dhe bëjnë 1 mijë të zezat aty brenda, duke i vënë mikrofonin çfarëdo personi që i sulmonte, por asnjëherë nuk kanë marrë ata vetë për të balancuar informacionin.

Muxhaidinët që drejtohen nga inxhinierja 75 vjeçe Mayryam Rayavi, e cila jeton në Paris së bashku me kryesinë e Këshillitt ë Rezistencës kanë një portal në gjuhën shqipe. Ku publikojnë lajme dhe deklarata të ndryshme, kanë punësuar mjaft juristë dhe përkthyes nga Shqipëria.

Madje janë kujdesur që të zgjedhin njerëz pranë opozitës, si e si që të mos i sulmojnë mediat e saj. Të cilëve u japin rroga e honorare. Megjithatë, askush nuk është treguar i butë me ta, i sulmojnë vazhdimisht, madje edhe këto ditët e nisjes së luftës në Iran.

Si ka mundësi që të mos thirret një prej tyre që të flasin në panelet ku diskutohet prej të shtunës lufta në vendin e tyre. Janë ekspertë të nivelit të parë, e njohin Iranin dhe njerëzit e tyre, janë të shkolluar e intelektualë, pra kanë artikulimin e duhur për ta bërë sa më mirë.

Pjesa më e madhe e tyre shkruajnë ditë për ditë në media të ndryshme online të Gjirit Persik, natyrisht jo pro iraniane por që financohen nga vendet arabe si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara e më pak Katari. Disa të tjerë shkruajnë në mediat ndërkombëtare, që nga gazetat europiane, deri tek ato amerikane. Ama në ekranet e Tiranës dalin vetëm partizanët e ajatollahëve. Që nga ata të hapur e militantë pasionantë, e deri tek kriptoekspertët e “pavarur” të cilët na kanë çarë dërrasat prej vitesh për fuqinë e regjimit të Ali Khameneit.

Opozita iraniane zhvillon protesta e manifestime në të gjitha vendet e botës me diasporën iraniane dhe pjesëmarrja është shumë e madhe. E fundit ishte tubimi masiv që u bë në Mynih para konferencës së madhe të Sigurisë. Ku dy opozitat, ajo e djalit të Shahut dhe MEK bënë dy manifestime të veçanta, ku fitoi MEK për masivitetin. Mjafton të shikosh websit-in e organizatës që të analizosh ftohtë dhe qetë nëpërmjet fotove dhe videove faktet ftohtë. Po të paktën kur ajatollahët e Tiranës i shajnë me libër shpie në televizione, përse nuk i thërrasin edhe muxhahidinët të japin opinionet e tyre?

Next Post
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In