• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

18 muaj nga rasti i parë/ Mjeku Kalo: Kemi kaluar fazën më kritike të pandemisë. Tani duhet të ringrihemi…

by Java News
06/06/2021 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjeku infeksionist Tritan Kalo shprehet sot optimist për situatën epidemiologjike në vendin tonë. Në një postim në Facebook, mjeku sjell në vëmendje se pas 18 muajsh që nga deklarimi i rasteve të para në Wuhan, mund të pohojmë se e kemi kaluar fazën më kritike të kësaj pandemie.

Që këtej e tutje, shton Kalo, do të kemi mundësinë që të shtojmë përpjekjet e të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundur, në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit.

Megjithatë, Tritan Kalo thekson se beteja nuk është përfunduar ende, por rruga që mbetet për t’u përshkruar mund të cilësohet e shkurtër. Ai bën po ashtu thirrje për kujdes pasi vera shoqërohet me viroza dhe dhjetëra infeksione të natyrës virale.

“Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithçka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona,” këshillon Kalo ndërsa i uron ndjekësit e tij për një të diel sa më të djelltë.

POSTIMI

“Kohë kovidiane….7.06.2021….vetndërgjegjësimi i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik), Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjeksor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i proçesit të VAKSINIMIT të popullatës, përmirsimi progresiv përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të Përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar, Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Wuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundëshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit…..

A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se keto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë, NUKU duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetra e dhjetra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin konfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithshka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetsuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….

Muaj më të rëlaksuar për mjekët, infermjerët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të vilët kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”…. Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….

JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezm për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemije në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të djelë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!” 

Next Post
VIDEO/ Droni u bëri “gjëmën”, momenti si u godit banda e kokainës në Mykonos. “Koka” shqiptar

VIDEO/ Droni u bëri “gjëmën”, momenti si u godit banda e kokainës në Mykonos. “Koka” shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In